Politike

Qytetari i drejtohet Berishës: Të dalim në protesta derisa ta largojmë Ramën

2 Nëntor 2021, 19:18 Nga DOSJA
Qytetari i drejtohet Berishës: Të dalim në protesta derisa ta

TIRANË- Një qytetar i ka kërkuar ish-kryeministrit Sali Berisha që të nisin protestat masive për të rrëzuar nga pushteti Edi Ramën. Gjatë foltores së sotme në Kamëz, qytetari u shpreh se Rama nuk lëviz nga pushteti me lutje por vetëm me protesta të shumta dhe pa ndëreprerë.

“Jam nga Golemi i Kurveleshit, kam ardhur jo për tu thurur lavde dhe mburrur, por t’ju kërkojë një gjë. Edi Rama nuk ikën, as me lutje, as me duva, ikën me aksion. Edi Rama ikën vetëm me përmbysje. Doktor po ju them nuk ka zgjidhje tjetër veçse protestave deri në përmbysjen e plotë. Do ju lutem doktor jua kërkoj këtë gjë në emër të këtyre burrave dhe grave që janë në sallë,” tha qytetari.

Ndërsa Berisha në përgjigjen e tij u shpreh se është shumë dakord me këtë gjë, ndërkohë që tregoi një bisedë me një biznesmen para disa ditësh në lidhje me këtë gjë.

“Ju falenderoj shumë për fjalën dhe ju siguroj se jam shumë dakord me ju. Më lejoni tju informoj se para 10 ditësh një biznesmen nga Mamurrasi më erdhi në zyrë, më thotë: Sali ky nuk ikën nëse ne nuk betohemi për protestë të pandërprerë 6 muajt rresht, “ tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: ‘Foltorja’ në Kamëz! Berisha nis takimin me demokratët në Pallatin e Kulturës

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne kavaje aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne kavaje

Sondazh

Poll