Politike

Në vend të Zoran Zaev, kush do të marrë pjesë në “Open Balkan” në Beograd?

2 Nëntor 2021, 19:55 Nga DOSJA
Në vend të Zoran Zaev, kush do të marrë pjesë në

BEOGRAD– Pas dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev, republika e Maqedonisë së Veriut do të përfaqësohet nga zëvendëskryeministri Nikola Dimitrov në takimin për “Open Ballkan”, që do të mbahet në Beograd më 3 dhe 4 nëntor.

Lajmi është konfirmuar nga Sekretariati për Çështje Evropiane.

“Nxitja e bashkëpunimit rajonal përmes iniciativës për Ballkanin e hapur vazhdon në Beograd më 3 dhe 4 nëntor 2021. Në takim do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane në emër të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut,”- thuhet në njoftimin zyrtar të sekretariatit.

Vendimi vjen pas dorëheqjes së Zoran Zaev si kryetar i ekzekutivit si dhe kryetar partie pas humbjes së thellë në zgjedhjet lokale. Fillimisht u dyshua se takimi do të anulohej, por më pas u njoftua se nuk do të kiste ndryshime në axhendë, pavarësisht vendimit të Zaev për të dhënë dorëheqjen.

“Ballkani i hapur”, nisma e krijuar nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia fillimisht u quajt “Mini-Shengeni Ballkanik”, por më pas emri iu ndërrua. Në këtë nismë ende nuk marrin pjesa tjetër e vendeve të rajonit, përkatësisht Kosova , Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike nikola dimitrov open ballkan ne beograd zoran zaev nikola dimitrov open ballkan ne beograd zoran zaev

Sondazh

Poll