Politike

Dorëheqja e Zaev, Berisha: Politikanë i verbër, e ktheu M. e Veriut në mollë sherri

2 Nëntor 2021, 18:56 Nga DOSJA
Dorëheqja e Zaev, Berisha: Politikanë i verbër, e ktheu M. e

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë foltores së sotme në Kamëz ka përshëndetur qytetarët e Maqedonisë së Veriut që nuk votuan për partinë e Zoran Zaev në zgjedhjet lokale, gjë që çuan dhe në dorëheqjen e këtij të fundit. Berisha tha se Zaev është një politikan i verbër që e ktheu Maqedoninë e Veriut në mollë sherri midis Serbisë dhe Bullgarisë. Ai shtoi se Maqedonia e Veriut është krijuar në mënyrë që mos të lejohet formimi i Serbisë së Madhe dhe as Bullgarisë së Madhe.

“Një përshëndetje dua t’i dërgoj nga kjo Foltore votuesve të Maqedonisë së Veriut që ia prenë biletën një aventurieri, i cili e shëndërroi Maqedoninë e Veriut në një mollë sherri midis Bullgarisë dhe Serbisë. Ky politikan i verbër harroi se Maqedonia e Veriut për Serbinë nuk ka qenë gjë tjetër veçse pjesë e Serbisë. Maqedonia u krijua për të mos lejuar formimin e Serbisë së Madhe por as atë të Bullgarisë së Madhe. Por ky vrapoi drejt Beogradit njësoj si të ishte i biri i Pashiqit (Nikola Pasic). Zhvillimi i madh pozitiv në Maqedoninë e Veriut ishte se aty ku u pagëzua me emrin e George Sorosit Ballkani i hapur, aty dhe vdiq dy ditë më parë nga vota e qytetarëve të Maqedonisë,” tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: ‘Foltorja’ në Kamëz! Berisha nis takimin me demokratët në Pallatin e Kulturës

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne kamez zoran zaev aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne kamez zoran zaev

Sondazh

Poll