Politike

Aksioni i Berishës/ Ademi: Le të mblidhet Kuvendi, s’kam folur se kam pasur probleme

2 Nëntor 2021, 20:37 Nga DOSJA
Aksioni i Berishës/ Ademi: Le të mblidhet Kuvendi, s’kam folur

TIRANË– Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike dhe aksionit të nisur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ajo u shpreh se nuk ishte shprehur për zhvillimet më të fundit, për shkak se kishte pasur problem familjare. Mirëpo, në një intervistë për “Abc”, Ademi kërkoi një reflektim të thellë për krizën që sipas saj ndodhet partia më e madhe në opozitë. Gjithashtu shtoi se mbledhja e Kuvendit Kombëtar ishte e nevojshme.

PJESË NGA INTERVISTA:

Nuk ja “dhatë” sallën e Teatrit “Migjeni” Sali Berishës në “Foltoren” e Shkodës…

Voltana Ademi: Nuk është problemi i teatrit, ka marrë një vendim këshilli i bashkisë së Shkdorës, që në vitin 2016, që është teatri tempulli i artistëve, asnjë nga autoritetet politike, përfaqësues të partive nuk ka mundur më pas. Është një vendim që e kam respektuar.

Çfarë mendoni për situatën brenda PD-së?

Voltana Ademi: Unë nuk kam pasur mundësi të shprehem se në familje kam pasur disa probleme, situatë të rëndë. Unë gjykoj që situata ka një krizë, ekziston, askush mos bëjë sikur nuk e sheh, mendoj se kjo duhet të jetë reflektim për të gjithë. Diskutimi duhet të shkojë përtej Bashës dhe Berishës. Diskutimi në këtë nivel banalizohet. Mendoj se diskutimi është i munguar dhe vonuar. Një analizë e munguar gjatë viteve, për të cilën kompromise që kanë ndodhur në heshtje me angazhimin e të gjithëve, po përfshij edhe veten këtu, mendoj se është një penalitet që po e vuajmë sot. Çdo debat nëse është konstruktiv është zgjidhje, nëse është destruktiv është shkatërrues.

A duhet të mblidhet Kuvendi i PD-së?

Voltana Ademi: Mendoj se çdo mbledhje është e vlefshme.

Në takimin e fundit që Berisha pati me demokratët e Shkodrës, Ademi mungoi mes figurave të tjera të pranishme.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes voltana ademi aksioni i berishes voltana ademi

Sondazh

Poll