Politike

‘Ligjet’ miratojnë Bashkëqeverisjen, Alibeaj: Shfuqizoni çdo nen, tallje pa skuqje

2 Nëntor 2021, 12:48 Nga DOSJA
‘Ligjet’ miratojnë Bashkëqeverisjen, Alibeaj: Shfuqizoni

TIRANË-Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot me 13 vota pro dhe 6 vota kundër projektligjin për agjencinë e Bashkëqeverisjes. Mbledhja në Komisionin e Ligjeve është shoqëruar me debate të forta mes maxhorancës dhe Opozitës. Konkretisht, ka qenë nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj është përplasur shumë herë me Klotilda Bushkën, relatoren e këtij komisioni. Teksa diksutohej projektligji për Agjencinë për Bashkëqeverisjen, Alibeaj tha se e gjitha është një propagandë, një ligj i padobishëm dhe një tallje ‘pa skuqje fytyre’.

Alibeaj tha se kësaj agjencie i kanë dhënë shumë kompetenca aq sa do të ndjehej xheloz edhe vetë kryeministri Edi Rama po ta lexonte. Bushka e kundërshtoi, por hasi në replikat e Alibeajt. Më tej Alibeaj tha se ai mund ta ndërpriste edhe mbledhjen, gjë që Bushka e mori si kërcënim dhe kërkoi që të mos përsëritej më. Demokrati vijon të këmbëngulë dhe kërkon shfuqizimin e çdo dispozite. 

Në lidhje me votimin e amendamentit të propozuar nga Alibeaj, ka pasur përplasje mes Bushkës dhe deputetit demokrat Gazment Bardhi, i cili e akuzoi atë për manipulim të votave, pasi nuk i numëroi dy vota.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Komisioni i Ligjeve/ Bardhi përplaset me socialisten: Di të numërosh, po na i vidhni

‘E ndëpres mbledhjen’, Alibeaj debat me Bushkën, socialistja: Kërcënime mos bëj se…

‘Më shijon theksi dhe toni juaj’/Ironia e Spiropalit krijon debate, opozita: Kujdes!

Projektligji, Alibeaj: Tallje, propagandë! Nuk të vjen kryeministri në Parlament…

(A.B;f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike enkelejd alibeaj komisioni i ligjeve 2 nentor 2021 enkelejd alibeaj komisioni i ligjeve 2 nentor 2021

Sondazh

Poll