Politike

Gjekmarkaj ironizon xhaketat e Ramës, pyet Ministren: A janë të Teatrit Kombëtar

2 Nëntor 2021, 18:51 Nga DOSJA
Gjekmarkaj ironizon xhaketat e Ramës, pyet Ministren: A janë të

TIRANË- Kryetari i Komisionit për Mediat dhe Mjetet e Informimit Publik, Agron Gjekmarkaj ka ironizuar veshjet e kryeministrit Edi Rama. Gjatë një relike me Ministren e Kulturës, Elva Margariti, në lidhje me Teatrin Kombëtar, Gjekmarkaj i tha Ministres nëse verifikon dot nëse ka xhaketat që kryeministri Rama vesh janë nga garderoba e Teatrit Kombëtar.

Pjesë nga debati:

Margariti: Për sa i përket teatrit, rekuizitat për fat të mirë, janë tërhequr një pjesë e tyre në kohë. Unë dua t’ju kujtoj se në korrik të 2019-ës ne vajtëm pranë teatrit për të tërhequr një pjesë të tjetër të rekuizitave, sepse atje ishte një hapësirë e zaptuar. Le të flasim drejt për çfarë po ndodhte në ato momente, aty kishte disa persona të cilët e kishin uzurpuar atë hapësirë publike. Për sa kohë Art Turbina kryente aktivitetin e saj, duke pasur nevojën dhe të materialeve që i posedonte por nuk i aksesonte dot pasi ishin në hapësirën e zaptuar, afrohet në hapësirën e zaptuar dhe kërkon të marrë rekuizitat, aty ndodhi protesta e radhës duke sjellë në media lajmin se po përpiqeshim të futeshim me dhunë në godinë. Pa zhurmë, në momente të tjera, një pjesë e madhe e rekuizitave janë marrë përgjatë një viti sepse ka qenë në vëmendjen tonë. Patjetër që janë marrë dhe objektet e mëdha në ditët përpara se të bëhej evakuimi i njerëzve. Rekuizitat janë të sigurta dhe janë pjesë e Teatrit Kombëtar.

Gjekmarkaj: Faleminderit zonja ministre, unë nuk dua të replikoj me ju, por historia e Teatrit Kombëtar është një histori e shëmtuar se si vullneti i individit triumfon mbi ligjet e vendit, mbi kujtesën historike dhe mbi dëshirat e shoqërisë. Meqënëse jeni këtu desha t’ju pyes se kam një merak. E shoh që kryeministri vesh xhaketa të gjata, a mund të ma verifikoni nëse i ka nga Teatri Kombëtar.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike agron gjekmarkaj edi rama elva margariti komisioni për mediat dhe mjetet e informimit publik agron gjekmarkaj edi rama elva margariti komisioni për mediat dhe mjetet e informimit publik

Sondazh

Poll