Sport

Magjia e Champions “pushton” kontinentin: Juve dhe Bayern luajnë për kualifikim…

2 Nëntor 2021, 10:02 Nga DOSJA

ZVICER – Sot do të luhen tetë nga ndeshjet e ditës së katërt në Champions League, ku me gjasa, mund të mësojnë edhe emrin e ndonjë prej skuadrave, të cilat do të kualifikohen për në fazën e 1/16-ave të finaleve.

Në grupin “H”, sfidat do të hapen me takimin Malmo-Chelsea, ku djemtë e Tuchel do të kërkojnë fitoren, jo vetëm për të forcuar pozitat e tyre, por edhe me shpresën për të mbërritur kreun e grupit, në rast të ndonjë hapi fals të Juventusit.

Ndërkohë, bardhezinjtë e “Zonjës” do të kërkojnë të harrojnë ndeshjet e fundit në Serie A nëpërmjet një fitoreje në “Allianz Stadium” ndaj skuadrës ruse të Zenit. Trajneri Allegri do të ketë mungesa të rëndësishme, si Chiesa apo Kean, por synimi i Juventusit është një dhe i vetëm, fitorja.

Sakaq, në grupin “F” Atalanta do të presë në Bergamo “Djajtë” e Manchester United. Pas supersfidës së kaluar, ku United fitoi me një përmbysje të çmendur, ekipi i Gasperinit kërkon “hakmarrje”. Në skuadër është kthyer edhe mbrojtësi kuqezi Berat Gjimshiti, i cili ka lënë pas dëmtimin që e mbajti larg fushave për rreth një muaj. Ndërkohë, po në këtë grup, spanjollët e Villarealit do të presin në shtëpi zviceranët e Yong Boys, rezultat ku që do të përcaktojë shumë në renditjen e grupit.

Ndërkohë, Bayern Munich në “Allianz Arena” do të kërkojë kualifikimin në grupin “E”, në ndeshjen ndaj portugezëve të Benficas. Një fitore është e mjaftueshme që ekipi i Naglesmann të kalonte në turin e 1/16-ave. Në ndeshjen tjetër të grupit, Barcelona do të përpiqet të rifitojë terrenin e humbur ndeshjet e para. Ata do të ndeshen në darkë me Dinamo Kiev, ekipi i vetëm që katalanasit e kanë mposhtur këtë edicion të Champions League. Megjithatë, kjo sfidë nuk pritet të jetë aspak e lehtë për ‘blaugranët” që do të duhet të luajnë pa shërbimet e Aguero, Pedri, apo Pique.

Në ndeshje e grupit “G”, takimi Wolfsburg-Salzburg do të hapë sfidat në orën 18:45, ku austriakët, që kryesojnë grupin, janë favorite dhe do të synojnë t’i mbyllin llogaritë e kualifikimit. Ndërkohë që në darkë, në orën 21:00, spanjollët e Sevillas do të presin në shtëpi francezët e Lille.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport atalanta do të presë bardhezinjte e juventusit bayern është një ekip i madh bayern munich champions league malmo-chelsea ndonjë prej skuadrave në “allianz stadium” supersfidës së kaluar atalanta do të presë bardhezinjte e juventusit bayern është një ekip i madh bayern munich champions league malmo-chelsea ndonjë prej skuadrave në “allianz stadium” supersfidës së kaluar

Sondazh

Poll