Politike

Berisha sulmon Bashën: Demokratët nuk blihen dhe shiten me viza

2 Nëntor 2021, 17:06 Nga DOSJA
Berisha sulmon Bashën: Demokratët nuk blihen dhe shiten me viza

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka konfirmuar pretendimet e deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka se të tjerët po kërcënohen që të mos bëhen pjesë e Foltores. Në takimin e sotmë në Kamëz, Berisha tha se Basha duhet të kishte parasysh se demokratët as nuk shiteshin dhe as nuk bliheshin me viza.

“Nuk e prek kush sovranitetin e kësaj partie. Nuk e dikton kush do të jetë kryetari i saj. Nuk blihen dhe shiten me viza si Kolombi me pasqyra indianët. Do të qëndrojmë besnikë të vokacionit. Jemi historia e Shqipërisë së lirë. Askush s’ka të drejtë të jetë më krenar se ne. Dy fjalë për ata që hezitojnë të na bashkohen. Ne jemi një me ta. U themi se një opozitë e vërtetë është jetike për demokracinë dhe Shqipërinë. Një opozitë vendimet e të cilës ia marrin të tjerët nuk vjen kurrë në pushtet. Nuk është opozitë,”-tha Berisha në fjalën e tij. 

Disa ditë më parë, Noka në një intervistë për mediat u shpreh se persona të afërt me Bashën kërcënonin demokratët e tjerë që të mos i bashkoheshin Foltores, ndryshe do të kishin probleme me vizat amerikane. 

LAJMI KRYESOR: ‘Foltorja’ në Kamëz! Berisha nis takimin me demokratët në Pallatin e Kulturës

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes sali berisha sali berisha ne kamez aksioni i berishes sali berisha sali berisha ne kamez

Sondazh

Poll