Aktualitet

TAKIMET- Një më një! Rama, mbledhësi i famës së të tjerëve…

2 Nëntor 2021, 17:04 Nga DOSJA

SKOCI– Sot, kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto me aktorin e njohur amerikan, Leonardo Di Caprio, i cili përtej famës së padiskutueshme të shumëmerituar si një nga më të mirët e shekullit, është aktivizuar edhe në çështjet klimatike. Shpesh herë ai ka ndarë mesazhe sensibilizuese lidhur me mbrojtjen e parkut kombëtar të Vjosës. Ndërkohë që ironia është se Rama, ka shkuar dhe e ka takuar sot… Imagjinoni pak bisedën mes tyre e kryeministrin që i thotë: Unë jam ai që…!

Por kjo nuk është hera e parë që kreu ynë i qeverisë, kërkon të marrë pak nga shkëlqimi i personave që e rrethojnë dhe arrijnë të realizojnë gjëra të bukura. Jo se ka gjë të keqe, por skema tashmë është kapur dhe është bërë e zakonshme dhe e krijon bezdi.

Kujtojmë kthimin e Kombëtares Shqiptare nga Armenia në vitin 2016, kur sapo kishin siguruar pjesëmarrjen e parë në një kampionat europian. Me bujë të madhe, i priti, i dekoroi, i përdori dhe më pas sot nuk u mor më me ta. Këtë verë pati dhe një mori takimesh të tjera, me superyllin botëror Dua Lipa.

Gjatë pushimeve verore, Rama nuk iu nda familjes së saj duke i shoqëruar në vilat më luksoze të jugut, duke i afruar edhe një tur privat në Kryeministri. Ciceroni ishte vetë! Kur shkoi në Budapest për takime pune, takoi edhe futbollistin e njohur shqiptar, që luan me ekipin e “Ferencvaros”, i cili mbante edhe rekordin si golashënuesi më i mirë i kampionëve të Hungarisë. Në të gjithë Hungarinë, e kërkoi një shqiptar, ashtu siç bën gjithmonë në takimet e tij jashtë vendit.

Edhe në Itali, edhe në SHBA, gjithëmonë gjen shqiptarë dhe pozon me ta. Madje i inskenon edhe videot që xhiron, duke ruajtur spontanitetin. Mjafton të kujtojnë kamariarin që punonte në Itali (Shiko këtu).

Kreu i qeverisë, shfrytëzoi edhe tërmetin duke shkuar vetë me dy djemtë Alesion dhe Aurelin, të cilët shpëtuan nga një fat tragjik duke u hedhur nga dritarja. Rama si tifoz i Juventusit mundësoi që dy djemtë të takonin Cristiano Ronaldon dhe Gianluigi Buffon.

Me atë rast, i takoi edhe vetë duke i lënë që të bën mish për top të një portugezi që fill pas një tragjedie, gjeti momentin për të bërë shaka me ngjyrën e syve të një prej djemve. Pikërisht ky takim, Ramës iu kthye në boomerang, pasi në vend që të fitonte pikë në sytë e publikut, u kritikua se nuk ndërhyri për të mbrojtur të miturin nga Ronaldo.

Por nuk zuri mend. Po këtë verë, numri një i qeverisë takoi në vilën e tij të pushimit, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, të cilat krejt normalisht, kishin shkuar në plazh me medaljet me vete. Të gjithë kështu bëjnë në fakt… S’ka asnjë inskenim. Disa muaj më vonë, doli që të dyja kishin kërkuar të bëheshin pjesë e Forcave të Armatosura Shqiptare, vendim që Rama e firmosi me VKM. Pra dardhës së takimit i doli bishti prapa. Sot, ishte qershia mbi tortë, takoi Di Caprion, madje i shkoi pranë, shumë pranë, ndërkohë që ai as që lëviz nga vend.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore edi rama tirane edi rama tirane

Sondazh

Poll