Aktualitet

Vritet shqiptar në Gjermani/ BILD: U zunë para klubit të natës, njëri la në tokë

2 Nëntor 2021, 18:49 Nga DOSJA
Vritet shqiptar në Gjermani/ BILD: U zunë para klubit të

GJERMANI– Një shqiptar është vrarë jashtë një klubi në Koln të Gjermanisë. Sipas “BILD”, 25-vjeçari nga Shqipëria nuk jetonte në atë qytet, por kishte shkuar për të vizituar një të afërm. Shkaku i vdekjes nuk është përcaktuar akoma, por deri më tani prokurori Ulrich Bremer ka bërë me dije se dyshohet se është përdorur një objekt i mprehtë.

Dëshmitarët e gjetën shqiptarin në një pellg gjaku dhe njoftuan menjëherë Policinë, por as ekipet e shpëtimit nuk mundën ta ndihmonin.

Paraprakisht dyshohet se shqiptari është vrarë pas një sherri me një person tjetër, por nuk dihet përse ka nisur përplasja dhe kush është autori i vrasjes. Një dëshmitar tha për BILD: Ata fillimisht u zunë brenda, më pas dolën jashtë. Aty pashë që njëri u shemb në tokë.

Marrë nga BILD

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gjermani koln vritet shqiptari ne gjermani gjermani koln vritet shqiptari ne gjermani

Sondazh

Poll