Aktualitet

‘Foltorja’ në Kamëz! Berisha: Jam vonuar, në zgjedhjet e ardhshme voton disapora

2 Nëntor 2021, 10:14 Nga DOSJA
‘Foltorja’ në Kamëz! Berisha: Jam vonuar, në

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot Foltoren e radhës me demokratët e Kamzës dhe Paskuqanit. Berisha, teksa ka shpallur kandidaturën për kryetar të PD-së, garantoi se nuk do të ketë më zgjedhje pa votën e diasporës. Duke shtuar se në vitin 2013 ishin lënë pezull nga kryeministri Edi Rama, i cili nuk pranoi që të futej në zgjedhje nëse emigrantët do të votonin.

“Në vitin 2013 përpjekja ime për të vendosur, bërë të mundur ligjin për votimin e diasporës dhe emigrantëve nuk pati sukses sepse Edi Rama kërcënoi me bojkotin e zgjedhjeve. Tani të garantoj se zgjedhje të tjera pa votën e emigracionit dhe diasporës në Shqipëri nuk do të ketë, Edi Rama po të dojë të marrë pjesë po të dojë të mos marrë pjesë në zgjedhje. Zgjedhjet do të bëhen me ju, kontributi juaj në këtë vend është i jashtëzakonshëm. Është e turpshme që ju të mos votoni. Shqipëria është i vetmi vend në të cilin emigracioni dhe diaspora nuk lejohen të votojnë,”-tha Berisha.

Po ashtu, Berisha si në çdo takim tjetër ka bërë një analizë të situatës në vend, duke ngritur dyshimet lidhur me ndryshimet që do të bëhen në Kodin e Familjes, ku pritet të lejohet birësimi nga një person i vetëm. Po ashtu lideri historik i demokratëve, ka akuzuar kryedemokratin Lulzim Basha se është i blerë nga Rama, e se të dy bashkë po bëjnë pazare. Por ajo që ran ë sy ishte mungesa e Xhelal Mziut, ish-kryebashkiakut të Kamzës. Kujtojmë se Xhelal Mziu drejtoi Kamzën për 3 mandate, deri në vitin 2019, kur Basha urdhëroi bojkotin e zgjedhjeve lokale. Ashtu si edhe në Dibër, Mziu vendosi që të bojkotonte edhe në Kamëz.

Berisha është drejt finalizimit të takimeve në turin “Foltorja” i nisur pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i PD. Më herët Berisha ishte në Lezhë dhe në Kavajë, ku edhe shpalli zyrtarisht ambicien për të drejtuar PD. Ai dhe mbështetësit e tij kërkojnë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor për të shkarkuar kryetarin aktual, Lulzim Basha. Nga ana tjetër, Basha dhe të tijët e interpretojnë ndryshe statutin dhe mohojnë mundësinë e mbledhjes së Kuvendit

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Qytetari i drejtohet Berishës: Të dalim në protesta derisa ta largojmë Ramën

Dorëheqja e Zaev, Berisha: Politikanë i verbër, e ktheu M. e Veriut në mollë sherri

Zbulohet vendi, takimi i radhës i Berishës me qytetarët është në Lushnje

Shqetësimi i aktivistes! Kurti: Zoti Berisha, një ditë do të ndërroni jetë, po ne?

Ndryshimi mes Berishës së 2013 dhe ’21: Flej më pak dhe punoj më shumë

Demokratja i shpreh dashurinë Berishës: Të kam në zemër, je në ëndrrat e mia

Berisha sulmon Bashën: Demokratët nuk blihen dhe shiten me viza

Projektligji për birësim, Berisha bën deklaratën e fortë: Do hapë rrugë trafikimeve

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike aksioni i berishes berisha ne kamez foltorja per pd sali berisha aksioni i berishes berisha ne kamez foltorja per pd sali berisha

Sondazh

Poll