Aktualitet

Rihapet gara, PD: 5 miliardë lekë më shumë për një lot, qoka e re e Unazës?!

2 Nëntor 2021, 18:20 Nga DOSJA
Rihapet gara, PD: 5 miliardë lekë më shumë për një

TIRANË – Deputeti i Partisë Demokratike, Helidon Bushati e konsideroi vjedhje vendimin e fundit të qeverisë për hapjen e tenderit të ri për lotin e parë të Unazës së Madhe, të cilës i janë shtuar si fond dhe 5 miliardë lekë. Në një postim në “Facebook”, deputeti demokrat akuzoi ARRSH-në dhe Ministrinë e Infrastrukturës duke sqaruar se loti i parë është prokuruar njëherë, duke ngritur dyshimet se hapja e garës është një tjetër aferë korruptive të qeverisë shqiptare.

Asnjë shpjegim përse në mënyrë tê beftë, u dhanë edhe rreth 5 milionë euro për një punë tashmë të prokuruar një herë. Cfarë ndodhi vallë, cilat rrethana ndryshuan për një shtesë në buxhet në këto përmasa? Dyshimet e arsyeshme janë se kjo ka të bëjë me orekset në rritje të rilindjes për të përfituar sa më shumë nga pushteti. Autoritetet, Ministria e Infrastrukturës dhe ARRSH janë nën akuzë para këtyre të dhënave. Duhet transparencë dhe e menjëhershme,”-shkruan ai. 

POSTIMI I HELIDON BUSHATIT

Projekti i Unazës së Re ka shkaktuar përplasje të mëdha mes mazhorancës dhe opozitës prej disa vitesh për shkak të shumës që kushton ky projekt. Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se po zbaton një skemë të pastër korruptive duke favorizuar disa prej oligarkëve më të fuqishëm në vend. Për lotin e parë, në muajin tetor u çel gara për dhënien e tenderit të ndërtimit te mbikalimit “Rruga Teodor Keko-Sheshi Shqiponja”, por nuk u arrit të shpallej fituesi pasi konkurentët nuk plotësonin kushtet teknike.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet politike projekti unaza e re projekti unaza e re

Sondazh

Poll