Aktualitet

Rasti i Kamzës! Vajza e mitur shkoi në spital në koma, ka shumë keq mëlçinë e zorrët

2 Nëntor 2021, 19:27 Nga DOSJA
Rasti i Kamzës! Vajza e mitur shkoi në spital në koma, ka

TIRANË- Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Kamëz, ku një 6-vjeçare dyshohet se është dhunuar fizikisht dhe seksualisht nga babai i saj.

Mësohet se e mitura ka shkuar në spital në gjendje shumë të rëndë. Sipas mjekëve, 6-vjeçarja kishte në të pasmet e saj hematoma dhe shenja kafshimi, por më problem ishin zorrët e saj. Nga analizat transaminazat e mëlçisë nga 5 që është normalja vlera ka qenë 2000.

Edhe pse në gjendje të rëndë, vajza krahas ndërhyrjes së parë po mendohet se duhet që t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale pasi shumë organe të brendshme përfshi dhe pankreasin i ka të dëmtuara. Ndërkohë që babai i saj sot është lënë në masën e sigurisë “arrest me burg”, por në asnjë moment nuk ka pranuar se ka abuzuar seksualisht me të bijën.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet babai abuzon me vajzen ne kamez kamez babai abuzon me vajzen ne kamez kamez

Sondazh

Poll