Aktualitet

Shqiptari thyen traun e doganës në Qafë-Botë, kapet pas 30 km ndjekje (EMRI)

2 Nëntor 2021, 15:34 Nga DOSJA
Shqiptari thyen traun e doganës në Qafë-Botë, kapet pas 30

SARANDË– Një shqiptar i identifikuar si Gardian Mirakaj është vënë në pranga pas 30 kilometrash ndjekjeje nga Policia e Shtetit. Pasditen e sotme, 39-vjeçari shqiptar po udhëtonte drejt Greqisë me makinë dhe në doganën e Qafë Botës iu kërkua të ndalonte për kontroll. Por, për arsye që nuk dihen, ai nuk ndaloi, rriti shpejtësinë e makinës, theu traun e doganës dhe kaloi në territorin e vendit fqinj.

Autoritetet u vunë në ndjekje dhe e prangosën shqiptarin pas 30 kilometra ndjekjeje në brendësi të Igumenicës. Nga kontrolli i mjetit që drejtonte 39-vjeçari nuk u gjet asgjë e dyshimtë që mund të ngjallte dyshime lidhur me ndonjë trafik të mundshëm lëndësh narkotike. Ndaj dyshohet se i riu mund të ketë probleme të shëndetit mendor.

SHIKO EDHE:

Rrezikoi jetën e policëve në Qafë Botë, kush është shqiptari i arrestuar (EMRI)

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gardian mirakaj qafe bote sarande shqiptari thyen doganen ne qafe bote gardian mirakaj qafe bote sarande shqiptari thyen doganen ne qafe bote

Sondazh

Poll