Aktualitet

Rrezikoi jetën e policëve në Qafë Botë, kush është shqiptari i arrestuar (EMRI)

2 Nëntor 2021, 17:35 Nga DOSJA
Rrezikoi jetën e policëve në Qafë Botë, kush

SARANDË– Identifikohet personi që rrezikoi jetën e policëve shqiptarë dhe grekë gjatë pasdites së sotme në pikën doganore të Qafë Botës. Mësohet se bëhet fjalë për 39-vjeçari Gardian Mirakaj, nga Lezha.

Mirakaj nuk iu bind urdhrit të policisë shqiptare dhe më pas asaj greke dhe theu traun e doganës greke, por aksioni nuk zgjati shumë kohë pasi u kap në Igumenicës. Nga kontrolli i mjetit që drejtonte 39-vjeçari nuk u gjet asgjë e dyshimtë që mund të ngjallte dyshime lidhur me ndonjë trafik të mundshëm lëndësh narkotike. Ndaj dyshohet se i riu mund të ketë probleme të shëndetit mendor.

NJOFTIMI I PLOTË:

DVP Vlorë/Sqarim

Falë bashkëpunimit të shërbimeve të Policisë Kufitare Sarandë dhe homologeve Greke, ndalohet drejtuesi i një automjeti, i cili nuk iu bind Policisë Kufitare Shqiptare dhe asaj Greke, duke kaluar në menyrë të jashtëligjshme pikën e kufirit në Qafë-Botë.

Ditën e sotme, në pikën kufitare Qafë-Botë, një automjet tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin Gardjan Mirukaj, 39 vjeç, banues në Lezhë, ka kaluar pikën kufitare duke mos iu bindur urdhrit të Policisë për të kryer kontrollin dhe verifikimin e dokumentacionit, duke kaluar në territorin Grek në menyrë të jashtëligjshme dhe duke mos iu bindur për ndalim dhe Policisë Greke. Si rezultat i bashkëpunimit të shërbimeve të Policisë Kufitare Sarandë falë dhe shkëmbimit në kohë të informacionit, është bërë i mundur ndalimi i këtij shtetasi, në hyrje të Igumenicës, ku gjatë kontrollit të ushtruar në automjet nuk i është konstatuar asnjë send i jashtëligjshëm. Nga ana e Komisariatit të Policisë Sarandë do të kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.

LAJMI KRYESOR: Shqiptari thyen traun e doganës në Qafë-Botë, kapet pas 30 km ndjekje

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet qafe bote sarande shqiptari thyen doganen ne qafe bote qafe bote sarande shqiptari thyen doganen ne qafe bote

Sondazh

Poll