Aktualitet

Dhuna barbare ndaj 6-vjeçares, lihet në burg i ati, e rrahu me thupër dhe e kafshoi

2 Nëntor 2021, 09:30 Nga DOSJA
Dhuna barbare ndaj 6-vjeçares, lihet në burg i ati, e rrahu me

TIRANË– Raimond Kunoraj, 6 vjeç, i cili akuzohet se ka dhunuar të bijën 6-vjeçare me thupër, fishë karikusi si dhe e ka kafshuar në zonat intime është lënë në burg “pa afat”. Masa e sigurisë është dhënë ditën e sotme nga Gjykata e Tiranës, tre ditë pasi 27-vjeçari u vu në pranga, pas denoncimit për dhunimin e të bijës. Aktualisht e vogla është ende në spital dhe po rikuprohet por raportohet se ka dëme të mëdha në organe. Ajo i është nënshtruar një ndërhyrjeje në mëlçi pas dëmeve të mëdha që kishte pësuar si pasojë e dhunës barbare të ushtruar nga i ati.

27-vjeçari Kunoraj e ka goditur me thupër dhe e ka kafshuar të bijën gjatë kohës që e shoqja ndodhej në punë. Një ditë, gjendja e të voglës ishte përkeqëuar dhe Kunoraj duke parë që e bija s’po reagonte, kishte telefonuar të shoqen dhe i kishte kërkuar që të shkonte në shtëpi.  Nëna e çoi vajzën tek pediatria e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” dhe ishin mjeket ato që vunë re shenjat e dhunës dhe bënë denoncimin në polici.  Nga shtrati i spitalit, vogëlushja ka treguar se i ati e dhunonte dhe e kafshonte. Ekspertiza mjeko-ligjore ka gjetur gjurmë dhunë në trupin e të vogël, përfshirë këtu dhe në organet gjenitale. Vetë 27-vjeçari Kunoraj ka pranuar dhunën e ushtruar ndaj të bijës, por jo abuzimin seksual.

Nëna e 6-vjeçares së dhunuar ka mohuar që bashkëshorti i saj që është vënë në pranga të keët abuzuar seksualisht me të miturën. Në një intervistë në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, gruaja tha se ata kishin 6 vite të ndarë prej dhunës që ai ushtronte dhe ishin bashkuar para 1 muaji e gjysmë. Pavarësisht se e bija ndodhet në gjendje të rëndë në spital, gruaja tha se nuk e ka bërë bërë ajo denoncimin dhe se mediat nuk duhet të abuzojnë. Ajo shtoi e i shoqi e ka rrahur dhe kafshuar, por mendonte se këtë gjë e bënte nga malli që kishte për të bijën. 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Rasti i Kamzës! Vajza e mitur shkoi në spital në koma, ka shumë keq mëlçinë e zorrët

Dhunoi vajzën 6-vjeçare/ Prindërit e 27-vjeçarit: Nuk e besojmë, është manipulim

U dhunua nga babai, nëna e 6-vjeçares: Ajo është rëndë, nuk më japin shpresë

Abuzimi me 6-vjeçaren në Kamëz, Rakip Suli: Me çështjen do merret shërbimi social

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet babai abuzon me vajzen ne kamez raimond kunoraj babai abuzon me vajzen ne kamez raimond kunoraj

Sondazh

Poll