Politike

Rama pritet me protesta në Patos e Roskovec: Rruga drejt 30 qershorit është komplikuar. Kundërshtarët të pabesë

14 Qershor 2019, 14:13 Nga DOSJA
Rama pritet me protesta në Patos e Roskovec: Rruga drejt 30 qershorit

FIER- Kryeministri Edi Rama po vijon fushatën elektorale, ku pasditen e sotme është ndalur në Patos,  bëri prezantimin e kandidates së PS për mandatin e tretë, Rajmonda Balilaj.

Teksa pritej që kryeministri Rama të zhvillonte  takimin me qytetarët, banorët e Patosit e pritën me protesta dhe pankarta “Rama ik” dhe “qeveri e krimit”.

Në vendngjarje ndodheshin forca të shumta policore për ruajtjen e qetësisë dhe mbarëvajtjen e takimit të Ramës me qytetarët e Patosit.

Në krye të kësaj protestë  ishin ish-deputetët demokratë Enkelejd Alibeaj dhe Luan Baçi.

Nuk jemi të përfaqësuar në këto zgjedhje”, u shprehe një protestues.

Për herë të parë Rama pranoi se rruga drejt 30 qershorit po vjen duke u vështirësuar dhe u bëri thirrje të gjithë mbështetësve të Partisë socialiste të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit, duke votuar PS-në.

Kryeministri më pas vijoi me takimet elektorale në  Mallakastër e Roskovec, ku u prit me protesta nga simpatizantët e PD-së.

Ndërkohë, ditën e djeshme Rama ndodhej në Librazhd për të zhvilluar takim me qytetarët dhe po ashtu u prit me protesta nga simpatizantët e Partisë Demokratike, të cilët qëlluan me vezë dhe sende të forta eskortën e Ramës në hyrje të Librazhdit.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 30 qershori edi rama ne patos edi rama ne roskovec protesta e banoreve te patosit zgjedhjet lokale 30 qershori edi rama ne patos edi rama ne roskovec protesta e banoreve te patosit zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll