Politike

Aksioni opozitar dhe protestat, Basha bën lëvizjen e papritur, 2 takime njëri-pas tjetrit

14 Qershor 2019, 09:45 Nga DOSJA
Aksioni opozitar dhe protestat, Basha bën lëvizjen e papritur, 2

TIRANË- Kreu i PD-së Lulzim Basha ka vijuar me takimet ditën e sotme për situatën politike në vend. Në orën 12:00 Basha zhvilloi një takim me aleatët, ndërsa në orën 18:00 do të mbledhë Këshillin Kombëtar të PD-së.

Mbledhja mes kreut të PD-së Lulzim Basha dhe aleatëve përfundoi pas një 1 orë bisedimesh. Pas mbledhjes kreu i republikanëve, Fatmir Mediu u shpreh se aksionet dhe protestat e opozitës do të vijojnë deri në rrëzimin e qeverisë Rama.

Përsa i përket arrestimeve të drejtuesve të PD-së, Mediu u shpreh se këto arrestime na kthejnë në kohën e diktaturës.

“Arrestimet e protestuesve na kthejnë në kohën e diktaturës. Nëse Rama kur erdhi kryeministër e gjeti Shqipërinë në NATO sot vendi është shumë më keq. Shqiptarët duhet të reagojnë. Protesta e aksionet e PD-së do të vijojnë. Rama duhet të ikë që të mos pengojë integrimin e vendit. Ne kemi thënë që duhet të ikë Rama, duhet qeveri tranzitore”, deklaroi Mediu.

Pak më herët në një konferencë për mediat Basha u shpreh se  arrestime e drejtuesve të PD-së po shpejtojnë fundin e Ramës, ndërsa theksoi se PD nuk do të bëjë asnjë hap pas.

(J.v/F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha mbledhje me aleatët fatmir mediu protestat e opozites shtyrja e zgjedhjeve basha mbledhje me aleatët fatmir mediu protestat e opozites shtyrja e zgjedhjeve

Sondazh

Poll