Politike

Socialistët vazhdojnë punën për shkarkimin, Meta jep mesazhin e radhës

14 Qershor 2019, 10:21 Nga DOSJA
Socialistët vazhdojnë punën për shkarkimin, Meta jep

Tiranë- Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar sërish në lidhje me situatën politike në vend. Ai edhe njëherë ka përcjellë mesazhin se presidenti i përket Republikës dhe se Republika u përket qytetarëve.  “Presidenti i përket Republikës. Republika u përket qytetarëve”, shprehet Meta.

Po kështu pak më herët Meta u shpreh se ai është zgjedhur nga parlamenti, por jo nga ky parlament që e quajti ilegjitim. Kreu i shtetit u shpreh se dekreti është në fuqi, dhe është i detyrueshëm. (lexo këtu)

Ditën e djeshme, në parlament u miratua me 100 vota pro rezoluta kundër dekretit të Ilir Metës, për anulimin e zgjedhjeve lokale. Mazhoranca e cilësoi dekretin “nul” dhe kryeministri Edi Rama tha se do të vijojë puna për zhvillimin e zgjedhjeve, teksa kërkoi nga Meta reflektim.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta ps shkarkon metën rezoluta e ps-së me metën ilir meta ps shkarkon metën rezoluta e ps-së me metën

Sondazh

Poll