Politike

Zgjedhjet/ Lleshaj-Bashës: Kush përdor lëndë plasëse dhe i pengon do të përballet me ligjin

14 Qershor 2019, 09:48 Nga DOSJA
Zgjedhjet/ Lleshaj-Bashës: Kush përdor lëndë plasëse

Tiranë-Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha në lidhje me zgjedhjet. Lleshaj është shprehur i prerë teksa ka theksuar se të gjithë ata që do të  pengojnë zgjedhjet  apo do të përdorin lëndë plasëse do të përballen me ligjin. Ministri Lleshaj ka deklaruar se askush nuk do të tolerohet nëse ndikon në zgjedhje te 30 qershorit.

“2/Pengimi i subjekteve zgjedhore dhe përdorimi i lëndëve plasëse, kundër atyre dhe forcave të rendit janë vepra penale. Askush nuk do të tolerohet. Kush u përgjigjet thirrjeve për paligjshmëri, do të përballet me ligjin!”, shprehet ministri Lleshaj.

Pak më parë në një deklaratë për mediet dhe është shprehur pas arrestimeve të zyrtarëve të PD-së se Rama po shpejton fundin e tij.

Policia politike e Edi Ramës ka arrestuar dhjetëra funksionarë të PD në Elbasan. Këto veprime janë raprezalje të hapura politike. Ndërkohë që mbi 50 mbështetës të PD mbahen paligjshmëritë në burgje, tha Basha. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha sander lleshaj zgjedhjet e qershorit lulzim basha sander lleshaj zgjedhjet e qershorit

Sondazh

Poll