Politike

Meta bën lëvizjen e radhës, letër KQZ-së: Sa është numri e deputetëve në Kuvend?

14 Qershor 2019, 11:53 Nga DOSJA

TIRANË– Presidenti Ilir Meta sot ka bërë sot lëvizjen e radhës në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit. Sipas informacioneve bëhet me dije se Presidenca i ka dërguar sot një shkresë zyrtare kur kërkon informacanion për numrin aktual të deputetëve që janë në Kuvend.

Por tashmë pas djegies së mandateve nga opozita,  Parlamentit i mungojnë 18 deputetë. Për këtë vakancë të krijuar Presidenca ka kërkuar informacion nga KomisioniQendror i Zgjedhjeve.

Cili është numri aktual i mandateve të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë në shkallë vendi? Vënien në dispozicion të listës emërore të deputetëve aktualë të Kuvendit të Shqipërisë për çdo zonë zgjedhore për çdo subjekt si dhe listën emërore të deputetëve në shkallë vendit. Presidenti i Republikës kërkon dhënien e këtij informacioni brenda një kohe të shkurtër dhe shqyrtimin e kësaj kërkese me përgjejgëis të alrtë shtetërore”- është kjo një pjesë e letrës së Metës.

Kjo lëvizje e Presidentit pak orë pasi ai në një deklaratë për mediat, tha se ishte zgjedhur nga një Parlament plotësisht legjitim.

Kujtojmë se Ilir Meta në datën 8 qershor, publikoi një dekret në të cilin shprehej se anulonte zgjedhjet e 30 qershorit. Ky dekreti i Metës u rrëzua nga KQZ dhe nga Kuvendi, institucione të cilat e quajtën të jashtëligjshëm. Maxhoranca ndërkohë ka nisur dhe procedurat e shkarkimit të Presidentit për shkelje të rëndë kushtetuese. Opozita dhe vet Presidenti e kanë quajtur këtë akt të drejtë që do të shmangte një përplasje civile në 30 qershor.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike anulimi i 30 qershorit ilir meta kqz kriza politike shpërndarja e parlamentit anulimi i 30 qershorit ilir meta kqz kriza politike shpërndarja e parlamentit

Sondazh

Poll