Politike

Arrestimet në Librazhd, Boçi: Do t’ja bëjmë akoma më keq, Rama na motivon

14 Qershor 2019, 09:57 Nga DOSJA
Arrestimet në Librazhd, Boçi: Do t’ja bëjmë akoma

ELBASAN– Ish-deputeti i PD-së Luçiano Boçi është shprehur se pavarësisht arrestimeve të bëra ata do ët vazhdojnë të bëjnë protesta kundër kreut të qeverisë.

Në një prononcim për “Reportv”, Boçi u shpreh se qytetarët do ta presin akoma më keq kryeministrin, pasi është ai vetë që i motivon me këto arrestime.

Ai na motivon me këto arrestime. Qytetarët do ta presin akoma më zi Ramën. Skenarë nuk ka patur, këto janë gjëra që lindin nga zemërimi i momentit ashtu siç ndodh në të gjtihë botën,”– tha ai ndër të tjera.

Policia ka arrestuar ditën e sotme 7 persona, mes tyre edhe 2 zyrtarë të Partisë Demokratike. Ata akuzohen për tubim të paligjshëm pasi një ditë më parë i bllokuan rrugën eskortëts së kryeministrit Edi Rama teksa ky i fundit po futej në Librazhd. 

Ata e goditën me tymuese dhe vezë. Ndërkohë bëhet me dije se 16 të tjerë janë proceduar dhe po hetohen në gjendje të lirë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arrestohen ish-zyraret ne pd librazhd luciano boci protesta ndaj edi rames arrestohen ish-zyraret ne pd librazhd luciano boci protesta ndaj edi rames

Sondazh

Poll