Politike

Arrestimet e ish-deputetëve të PD, Basha: Po shpejton fundin e tij. Boçi: Ramës do ia bëjmë më keq

14 Qershor 2019, 07:45 Nga DOSJA
Arrestimet e ish-deputetëve të PD, Basha: Po shpejton fundin e tij.

TIRANË- Një ditë pas protestës së simpatizantëve të PD  në qarkun e Elbasanit, të cilët i bllokuan rrugën kryeministrit dhe e qëlluan me vezë dhe tymuese Policia ka nisur arrestimet. Shoqërimet e protestesve nisën që mbrëmjen e djeshme, ndërsa sot Polcia në një deklaratë zyrtare për bëri publik dhe emrat e tyre.

Mes të arrestuarve ishin dhe ish- zyrtarë të lartë të PD në Elbasan e ish-deputetë. Sipas njoftimit të bluve në Elbasan, në pranga kanë përfunduar: kryetari i Degës së PD-së në Librazhd; Bujar Vreto, 48-vjeç, ish-deputeti i PD-së, Aurel Bylykbashi 53-vjeç; sekretari i PD-së në Librazhd  Erlind Gurra 32-vjeç; sekretari i PD-së në Prrenjas, Leonard Ozuni, 31-vjeç; kreun e PD-së në Prrenjas, Arjan Kariqi 43-vjeç; si dhe 43-vjeçari D.B nga Cërriku së bashku me B.K 54-vjeç nga Librazhdi.

Pas arrestimeve ka ardhur një deklaratë dhe nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili i cilësoi si arrestime të paligjshme dhe politike. Ai bëri thirrje për lirimin e tyre duke thënë se Rama me këtë gjë po shpejton fundin e tij politikë. Më tej bëri thirrje që qytetarët të vijonin aksionin e tyre opozitar, deri në rrëzimin e Edi Ramës dhe pushtetit të tij.

Një reagim pati dhe Luçiano Boçi, i cili tha se me këto arrestime qytetarët motivohen dhe do të vijojnë protestat të cilët do të jenë më të mëdha. Pas deklaratave të PD ka folur dhe Lleshaj, i cili ka bërë përgjejgës Lulzim Bashën duke i bërë dhe një kërcënim.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aurel bylykbashi basha deklaratë urgjente erlind gurra eskorta e rames qellohet me veze rama ne librazhd aurel bylykbashi basha deklaratë urgjente erlind gurra eskorta e rames qellohet me veze rama ne librazhd

Sondazh

Poll