Politike

Bashkitë opozitare nisin zbrazjen e KZAZ-ve, KQZ: Mos i cënoni, ndryshe përballeni me ligjin!

14 Qershor 2019, 11:33 Nga DOSJA

TIRANË– Kryetarët e bashkive që drejtohen nga të zgjedhur e opozitës kanë nisur zbatimin e dekretit të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për anulimin e zgjedhjeve në 30 qershor. Me anë të letrave drejtuar Komisionit Qendor të Zgjedhjeve, ata kërkojnë që ky instutucion të lirojë hapësirat e bashkisë të cilat janë shndërruar në KZAZ.

I pari që ka dërguar kërkesën në KQZ- ka qenë, Bashkim Shehu, kryetar i Bashkisë Kukës. Pasi tij të njëjtën letën e ka dërguar dhe  krerët e bashkive që drejtohen nga të zgjedhur nga opozita si Shkodra, Skrapari, Mat, Kukësi, Tropoja, Gjirokastra, Dropulli, Delvina, Devolli, Mallakastër, Rrogozhinë, Peqin dhe Përmet. Ata kërkojnë që KZQ të lirojë ambientet e shkollave, kopshteve dhe institucioneve të tjera të cilat janë shndërruar në KZAZ për zgjedhjet e 30 qershorit.

 

Pas letrës së tyre ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili u ka kërkuar që të mos bëhen pengesë për zhvillimin e zgjedhjeve lokale. Ramës i janë përgjigjur vetë kryebashkiakët me një reagim unanim në Facebook-un e Pd-së duke u shprehur se zgjedhjet do të vendosen në një tjetër datë.

Pas retorikave politike, një reagim ka ardhur edhe nga KQZ. Në një deklaratë për shtyp, KQZ i ka bërë thirrje kryebashkiakëve që të mos cënojnë KZAZ-të ndryshe do të përballen me ligjin. Ndryshe mendon kreu i KQZ-së, Klement Zguri, i cili tha se ai njeh dekretin e presidentit Meta.

Më 10 qershor, presidenti Ilir Meta tha se kreu i shtetit nuk mund të lejojë një garë farse ku mungon opozita duke anuluar dekretin për zgjedhjet. Ndërsa ditën e djeshme, pas gati 6 orësh debat në Parlament, mazhoranca dhe opozita e re kanë miratuar me 100 vota pro rezolutën kundër aktit të presidentit Ilir Meta për shfuqizimin e dekretit “per caktimin e datës së zgjedhjeve.” 

(k.m/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike anulimi i 30 qershorit bashkim shehu kzaz kukes shtyrja e zgjedhjeve lokale anulimi i 30 qershorit bashkim shehu kzaz kukes shtyrja e zgjedhjeve lokale

Sondazh

Poll