Bota

Zaev nuk ka dhënë dorëheqjen në Kuvend, procedura mund të zvarritet deri në Dhjetor

2 Nëntor 2021, 15:17 Nga DOSJA
Zaev nuk ka dhënë dorëheqjen në Kuvend, procedura mund

MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev me dorëheqjen e paralajmëruar pas humbjes së zgjedhjeve lokale ngritur shumë pikëpyetje mbi situatën në vend.

Edhe pse dy ditë më parë njoftoi tërheqjen nga kreu i ekzekutivit dhe udhëheqja e LSDM-së, Zaev akoma nuk ka depzituar në Kuvend dorëheqjen e tij.

Nga LSDM thonë se Zaev është duke vazhduar konsultimet me partnerët e koalicionit. Ndërsa nga Qeveria thonë se kryetari i organit ekzekutiv nuk ka ndërmarr një veprim dorëheqjeje. Jo zyrtaisht dorëheqja e Zaev mund të zvarritet deri në fund të muajit dhjetor kur pritet marrja e datës për fillimin e negociatave me BE-në.

 Nga BDI thonë se Zaev nuk mund të largohet nga ekzekutivi me vendim të njëanshëm. Bujar Osmani në një prononcim per Alsat tha se Zaev për momentin mbetet figurë e pa zëvendësuar për unitet brenda partnerëve të koalicionit.

“Ne nuk jemi të autorizuar në vendimin e tij për të dhënë dorëheqje nga i pari i partisë së tij, mirëpo nga i parti i Qeverisë mendoj se ky është proces i përbashkët, Qeveri. Gjithë jemi të vetëdijshëm për sfidat para nesh por edhe pasojat, e shihni dje në dy komuna është kontestuar emri kushtetues i vendit gjë që mund të hap një kapitull të ri. Për momentin nuk ka një figurë të re e cila mund të krijon unitet kaq të fortë brenda partisë por edhe brenda koalicionit”, deklaroi Bujar Osmani, BDI.

Ditën e djeshme Zaev pati disa takimi me partnerët e koalicionit qeverisës, të cilët I kërkuan tërheqjen nga paralajmërimet për t’u dorëhequr,. Nga ana tjetër LSDM-ja ka filluar iniciativë për mbledhjen e nënshkrimeve në mbështetje të kreut socialdemokrat. Për momentin brenda partisë më të madhe në pushtet nuk flitet për zëvendësimin e Zaev.

(D.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni bujar osmani dorehiqet zoran zaev zgjedhjet lokale në maqedoninë e veriut bujar osmani dorehiqet zoran zaev zgjedhjet lokale në maqedoninë e veriut

Sondazh

Poll