Bota

Vranë 25-vjeçarin pas një zënke në Mitrovicë, vetdorëzohet një nga autorët

2 Nëntor 2021, 13:38 Nga DOSJA
Vranë 25-vjeçarin pas një zënke në Mitrovicë,

KOSOVË- Është dorëzuar në polici një nga vrasësit e 25-vjeçarit, A.M të ndodhur të shtunën në Mitrovicë.

Sipas policisë së Kosovës, i vetëdorëzuari ështënArdit Zymberi, 23 vjeç i cili ishte shpallur në kërkim.

Pas procedurave të nevojshme, të dyshuarit Ardit Zymberi, me aktvendim të prokurorit të rastit i është dhënë masa e ndalimit për 48 orë.

Ndërkohë që vijon të mbetet në kërkim i dyshiari tjetër, Lundrim Beqiri, 21 vjeç.

A.M., vdiq nga plagët e marra me thikë dhe tragjedia erdhi si pasojë e një zënke, ka njoftuar policia.

Një ditë pas vrasjes policia ka njoftuar për kontrolle në disa vende, të cilat dyshohej se ishin strehë e të dyshuarve. Në një lokacion, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë të gjatë -mitraloz me disa fishekë dhe një sasi e dyshuar që mund të jetë substancë narkotike.

(D.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora ardit zymberi lundrim beqiri vrasja ne mitrovice ardit zymberi lundrim beqiri vrasja ne mitrovice

Sondazh

Poll