Bota

Mediat serbe në PANIK: Prishtina provokon, duan njohjen e 5 vendeve të BE-së

2 Nëntor 2021, 14:46 Nga DOSJA
Mediat serbe në PANIK: Prishtina provokon, duan njohjen e 5 vendeve të

BEOGRAD– Mediat serbe i kanë bërë jehonë një deklarate të ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvallës lidhur me pavarësinë e Kosovës. Sot në Komisionin për Integrimin Evropian ajo u shprhe se Prishtina po punonte për të fituar njohjen nga 5 vende të Bashkimit Europian.

“Statusi i Kosovës është dobësuar me kalimin e viteve, ka pasur stagnim, vetëm kohët e fundit Izraeli na ka njohur. Përveç forcimit në rajon, forcimit të statusit tonë, synimi ynë është që të marrim statusin e kandidatit në Bashkimin Evropian,”-tha Gërvalla.

Kjo deklaratë është marrë nga mediat serbe, ndërsa kanë nisur dhe aludimet se cilat janë vendet me të cilat po negocion Kosova. Së fundmi, autoritetet e Kosovës kanë bërë me dije se janë në bisedime me Greqinë dhe Spanjën, por këto të fundit nuk kanë dhënë ende asnjë sinjal se do të njohin pavarësinë e Prishtinës zyrtare.

Marrë nga Blic.rs

(k.m.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni donika gërvalla kosove njohja e kosoves donika gërvalla kosove njohja e kosoves

Sondazh

Poll