Bota

Gjyqi ndaj Salih Mustafës në Hagë, flet dëshmitari i pestë: Calin e kam takuar

2 Nëntor 2021, 08:41 Nga DOSJA
Gjyqi ndaj Salih Mustafës në Hagë, flet dëshmitari i

HAGË – Ka nisur ditën e sotme në orën 9:30, në Dhomat Speciale në Hagë, seanca gjyqësore ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa. Katët dëshmitarë janë dëgjuar deri më tani në gjyqin ndaj tij, kurse dy të tjerë është paralajmëruar të dëshmojnë në janarin e vitit të ardhshëm.

Gjatë seancës së sotme ka ndodhur dëgjimi i dëshmitarit të pestë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në rastin e Mustafës, ose siç njihet, Komandant Calit.

Dëshmitari ka thënë se ka qënë pjesë e njësisë 153.  Prokurori e ka pyetur dëshmitarin çfarë uniforme vishnin pjesëtarët e njësisë “153” dhe nëse e dinte emrin e vërtetë të komandant “Calit”. Dëshmitari ka thënë se uniformat ishin të zeza por emrin e komandantit nuk e dinte, edhe pse konfirmoi që e kishte takuar. Prokurori e ka pyetur nëse ai vetë ka shkuar ndonjëherë në Zllash dhe dëshmitari i ka thënë se po, ka qënë një ose dy herë.

Më pas ai është marrë në pyetje nga avokati mbrotjes i Salih Mustafës, Julian Von Bone. Dëshmitari  pranoi se më parë është takuar me Mustafën. Kur u pyet nëse janë takuar edhe pa luftës, përgjigja e tij ishte e paqartë. Dëshmitari tha se Mustafa i është prezantuar atij si Cali. Avokati e ka pyetur nëse kanë patur kontakt personal apo vetëm janë përshendetur. Dëshmitari i ka thënë se kanë pasur vetëm përshëndetje, kontakt personal asnjëherë. Në momentin kur avokati e pyeti dëshmitarin për njësinë “Skifterët”, përgjigja e dëshmitarit u paraqit si përgjigje e redaktuar. Von Bone e ka pyetur sërish nëse personi që ka takuar i është përgjigjur si Cali apo si Salih Mustafa dhe dëshmitari ka thënë se ka dëgjuar emrin Cali.

Në vazhdimin e seancës ai është pyetur për rolin që ka pasur Agron Xhemajli, tashmë anëtar i “Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”, në UÇK. Dëshmitari ka thënë se Xhemajli ka qenë udhëheqës i policisë ushtarake.  Prokurori e ka pyetur më specifikisht çfarë roli ka pasur Xhemajli në UÇK, por dëshmitari i ka thënë se këtë nuk e dinte. Pas këtyre pyetje prokurori kërkoi që seanca të kalojë në seancë private.

Salih Mustafa është gjykimi i parë që ka filluar në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.  Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është i arrestuari i parë nga Specialja ku më 12 qershor 2020 është konfirmuar aktakuza ndaj tij, kurse arrestimi i tij u bë me 24 shtator, ku po të njëjtën ditë, ai është transferuar në objektin e paraburgimit në Hagë.

Më 24 shtator ishin bërë publike edhe aktakuza ndaj Mustafës. Aktakuza kundër tij për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme është konfirmuar në qershor të vitit të kaluar. Krimet për të cilat akuzohet Mustafa, sipas aktakuzës, dyshohet se janë kryer gjatë muajit prill të vitit 1999 në një qendër ndalimi në fshatin Zllash që ndodhet në rrethinën e Komunës së Prishtinës.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Dëshmitari i pestë për Agron Xhemajlin: Ishte udhëheqës i policisë ushtarake

Avokati Von Bone vë dëshmitarin në siklet: Ke takuar Mustafën apo Calin ?

Dëshmitari i 5 në Hagë: Isha pjesë e njësisë 153, Calin e kam takuar, emrin s’ja di

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora kryesore deshmitari i katert per salih mustafen deshmitari i peste per salih mustafen salih mustafa salih mustafa del para gjykates speciale deshmitari i katert per salih mustafen deshmitari i peste per salih mustafen salih mustafa salih mustafa del para gjykates speciale

Sondazh

Poll