Bota

Asnjë viktimë në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë publikon të dhënat për COVID-19

2 Nëntor 2021, 14:23 Nga DOSJA
Asnjë viktimë në Kosovë, Ministria e

KOSOVË – Ditën e sotme nuk rezulton asnjë viktimë nga koronavirusi në Kosovë.  Sipas të dhënave të 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë së Kosovës bën me dije se 21 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 nga 1651 testime të kryera.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:

02 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.751 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.568.983 doza të vaksinës.
Deri më sot 730.037 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.651 testime, 21 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.370.
Në total numri i rasteve aktive është 441.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni koronavirusi ne covid-19 koronavirusi ne kosove koronavirusi ne covid-19 koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll