Bota

Dëshmitari i pestë për Agron Xhemajlin: Ishte udhëheqës i policisë ushtarake

2 Nëntor 2021, 13:35 Nga DOSJA
Dëshmitari i pestë për Agron Xhemajlin: Ishte udhëheqës

HAGË – Dëshmitari i pestë ka vazhduar dëshminë e tij në gjyqin ndaj Salih Mustafës në Hagë. Në vazhdimin e seancës ai është pyetur për rolin që ka pasur Agron Xhemajli, tashmë anëtar i “Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”, në UÇK.

Dëshmitari ka thënë se Xhemajli ka qenë udhëheqës i policisë ushtarake.

Prokurori: z. Dëshmitar kemi edhe disa pyetje pasuese lidhur me atë se çfarë u tha më herët dhe do të përfundojmë me marrjen në pyetje. A e dini ju në kohën e ndodhive, të ngjarjeve që po diskutonim, a e njihnit se kush është një person me emrin Agron Xhemajli?

Deklarata e dëshmitarit e paqartë. Prokurori e ka pyetur nese ky person ka qënë pjesëtar i UÇK-së, por deklarata ka qënë sërish e paqartë.

Prokurori: Çfarë roli kishte ai brenda UÇK-së?

Dëshmitari: Bash mirë nuk e di rolin e tij. Ai ka qenë udhëheqës i policisë ushtarake, nuk e di cilën.

Pas këtyre pyetje prokurori kërkoi që seanca të kalojë në seancë private.

LAJMI KRYESOR: Vazhdon sot në Hagë gjyqi ndaj Salih Mustafës

(m.k/dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora deshmitari i katert per salih mustafen deshmitari i peste per salih mustafen salih mustafa salih mustafa del para gjykates speciale deshmitari i katert per salih mustafen deshmitari i peste per salih mustafen salih mustafa salih mustafa del para gjykates speciale

Sondazh

Poll