Bota

Shembet ndërtesa në Nigeri, 5 të vdekur dhe qindra persona nën rrënoja

2 Nëntor 2021, 10:32 Nga DOSJA
Shembet ndërtesa në Nigeri, 5 të vdekur dhe qindra persona

NIGERI– Një ndërtesë 22-katëshe është shembur në Lagos të Nigerisë, duke lënë të vdekur të paktën 5 persona. Gjatë natës, punëtorët e shpëtimit dhe disa banorë vendas kërkuan nën rrënoja dhe arritën të nxirnin katër të mbijetuar. Blloku i apartamenteve i ndërtuar pjesërisht u rrënua ditën e hënën, arsyeja që shkaktoi shembjen mbetet ende e paqartë.

Autoritetet lokale kanë urdhëruar një hetim për shembjen dhe janë zotuar të bëjnë publik raportin përfundimtar. Siç mësohet nga BBC, ndërtesa u rrëzua rreth orës 14:45 në lagjen Ikoyi. Ajo ishte pjesë e një kompleksi të quajtur 360 Degrees Towers.

Punëtori i ndërtimit Eric Tetteh, 41 vjeç, tha se ekipet e tij kishin pritur që një ekskavator të mbërrinte në vend kur ndërtesa u rrëzua papritmas.

Unë dhe vëllai im, kemi shpëtuar, por shumë njerëz janë ende atje – më shumë se 100 njerëz,” tha ai.

Një dëshmitar i cili po punonte në një ndërtesë përballë vendit të ngjarjes tha se ai dëgjoi një zhurmë të fortë, shikoi nga dritarja e tij dhe pa ndërtesën duke u shembur kat pas kati.

(s.b/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota 360 degrees towers bbc eric tetteh lagos nigeri 360 degrees towers bbc eric tetteh lagos nigeri

Sondazh

Poll