Bota

Avokati Von Bone vë dëshmitarin në siklet: Ke takuar Mustafën apo Calin ?

2 Nëntor 2021, 13:34 Nga DOSJA
Avokati Von Bone vë dëshmitarin në siklet: Ke takuar

HAGË – Gjyqi ndaj ish-kreut të UÇK-së, Salih Mustafës është duke vazhduar në Hagë dhe dëshmitari i pestë po jep dëshminë e tij. Në pjesën tjetër të seancës ai ka folur edhe për takimet që ka zhvilluar me ish-kreun e UÇK-së.

Ai u është përgjigjur pyetjeve të avokatit mbrojtës së Mustafës Julius Von Bone dhe pranoi se më parë është takuar me Mustafën. Kur u pyet nëse janë takuar edhe pa luftës, përgjigja e tij ishte e paqartë. Dëshmitari tha se Mustafa i është prezantuar atij si Cali.

Avokati Von Bone: A jeni takuar ndonjëherë me z.Mustafa më përpara?

Dëshmitari: Po jam takuar.

Avokati Von Bone: A jeni takuar ndonjëherë pas luftës?

Përgjigja e dëshmitarit ishte e paqartë. Avokati e ka pyetur nëse e takuar ndonjëherë personalisht gjatë luftës Mustafën dhe përgjigja e dëshmitarit është paraqitur si përmbajtje e redaktuar.

Avokati: Je përshëndetur apo si?

Përgjigja e dëshmitarit ka qënë e paqartë.

Avokati: Si u përshëndetët me të atëherë, si e dinit që ishte ai?

Dëshmitari: E kam njohur në bazë të shokëve.

Avokati: A të ka thënë ty dikush tjetër që personi ishte Salih Mustafa?

Dëshmitari i ka thënë se po. Këtu avokati e ka pyetur nëse ai i ka thënë ishte Salih Mustafa apo Cali? Dëshmitari ka thënë dy herë se i ka thënë që ishte Cali.

Avokati: A ka ardhur ndonjëherë ai tek ti për ta riparuar veturën apo për diçka të ngjashme?

Përgjigja e dëshmitarit e paqartë.

Avokati: A keni pasur ju ndonjëherë ndonjë kontakt personal apo vetëm përshëndetje dhe asgjë tjetër?

Dëshmitari i ka thën se kanë pasur vetëm përshëndetje, kontakt personal asnjëherë. Në momentin kur avokati e pyeti dëshmitarin për njësinë “Skifterët”, përgjigja e dëshmitarit u paraqit si përgjigje e redaktuar.

Avokati: Z. Dëshmitar, ti the që Brigada 153 e kishte shtabin tek shkolla. A është e saktë kjo?

Dëshmitari: Po.

Avokati: Kush ishin komandantët?

Dëshmitari: Kur kam shkuar unë ka qenë Sejdi Veseli nëse nuk gaboj kështu.

Avokati e ka pyetur për çfarë ka shkuar atje dhe ketu seanca ka kaluar private. Von Bone e ka pyetur nëse varej nga Brigada njësia ku ai ishte por deklarata e dëshmitarit ishte e paqartë. Kur avokati e ka pyetur sie  kuptoi që varej nga Brigada. dëshmitari ka thënë se nuk kishte përgjigje për pyetjen.

Avokati: A ju ka shpjeguar dikush më përpara që ju vareshit nga Brigada 153 bë kohën kur u anëtarësuat në UÇK? 

Dëshmitari: Po.

Avokati: A vinin në njësinë tuaj udhëheqësit e Brigadës?

Përgjigja e dëshmitarit ishte e paqartë.

Avokati: Me kë takoheshin kur vinin?

Dëshmitari: Me komandantin e njësisë.

Avokati: Pse shkoje atje, çfarë pune bëje?

Dëshmitari ka thënë se ka shkuar për të çuar ushqime. Avokati e ka pyetur nëse i kujtohet kur ka shkuar edhe tek baza e “Skifterëve”, por dëshmitari ka thënë se ka qënë aty vetëm një herë.

Avokati: A mund të na shpjegosh se si ishte baza atje kur ke shkuar?

Dëshmitari: Tash shumë pak po më kujtohet. Ka qenë një shtëpi, kemi marrë ushqimin aty dhe nuk më kujtohet kumedit sa ajo pjesë.

Avokati: E kishe parë ndonjëherë më përpara atë ushtarin ti?

Përgjigja e dëshmitarit e paqartë.

Avokati: A ishte vetëm një shtëpi e vetme aty për të cilën po flet?

Dëshmitari i ka thënë se po.

Avokati: Mendon se ishte një vend i izoluar aty?

Dëshmitari: Në çfarë kuptimi i izoluar. S’po e kuptoj.

Avokati: Ishte pranë një fshati apo në një vend të humbur që nuk kishte shtëpi përreth?

Dëshmitari ka thënë se nuk kishte shtëpi përreth. Von Bone i a kërkuar që t’ja shpjegojë si ishte shtëpia por dëshmitari është konfuzuar.

“Nuk e di. E di që ka qenë një shtëpi, por nuk e di se a ka qenë për një familje apo si ka qenë”, ka thënë ai.

LAJMI KRYESOR: Vazhdon sot në Hagë gjyqi ndaj Salih Mustafës

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora deshmitari i katert per salih mustafen deshmitari i peste per salih mustafen gjyqi i salih mustafes salih mustafa del para gjykates speciale deshmitari i katert per salih mustafen deshmitari i peste per salih mustafen gjyqi i salih mustafes salih mustafa del para gjykates speciale

Sondazh

Poll