Aktualitet

VD-Zgjatja e afatit për organet e Vettingut/ Rushaj-Ibrahimajt: Sa është fondi?

1 Nëntor 2021, 12:31 Nga DOSJA
VD-Zgjatja e afatit për organet e Vettingut/ Rushaj-Ibrahimajt: Sa

TIRANË-Nënkryetari i Partisë Demokratike në Komisionin e Ekonomisë, Alfred Rushaj iu drejtua ditën e sotme ministren e Financave, Delina Ibrahimajn në lidhje me fondin e zgjatjeve të organeve të vettingut.


Rushaj u shpreh se Qeveria do të duhej të kishte parashikuar fonde për KLGJ-në dhe KLP-në të cilat do të bëjnë vettingun pas qershorit 2022, siç e parashikon Kushtetuta, pasi përfundon afati i Komisionin të Pavarur të Kualifikimit (KPK).

“Znj. ministre, në qershor 2022 Kushtetuta parashikon që KLGJ dhe KLP do të marrin përsipër në bazë të kushtetutës, një funksion që është ai i Vetting-ut të gjyqtarëve dhe prokurorëve. A keni marrë masa që këto dy institucione të kenë buxhetin e nevojshëm për të përballuar këtë detyrim. Për ta bërë këtë ato duhet të kenë fondin e mjaftueshëm që tani, që në janar! Duan infrastrukturën e nevojshme, burimet njerëzore dhe të tjera, duke filluar që në janar. Do të ketë nevojë për burime njerëzore, infrastrukturë, në mënyrë që ajo që parashikon kushtetuta të realizohet pa vonesë. Sa është fondi dhe a është i mjaftueshëm për këto dy institucione?”, ka thënë Rushaj.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike alfred rushaj komisioni i ekonomise 1 nentor 2021 zgjatja e afatit per vettingun alfred rushaj komisioni i ekonomise 1 nentor 2021 zgjatja e afatit per vettingun

Sondazh

Poll