Bota

Dorëheqja e Zaev, Vuçiç: Është zhgënjyer nga BE-ja (Asnjë fjalë për Open Balkan)

1 Nëntor 2021, 17:10 Nga DOSJA
Dorëheqja e Zaev, Vuçiç: Është zhgënjyer nga

SKOCI- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç i pranishëm në samitin që po mbahet për ndryshimin e klimës në Skoci, ka folur për dorqëheqjen e Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev. I pyetur nga gazetarët, Vuçiç është shprehur se dorëheqja e Zaev ka të bëjë me zhgënjimin nga Bashkimi Evropian, pasi u është premtuar hapja e negociatave dhe ende nuk është mbajtur premtimi. Vuçiç nuk ka thënë asgjë në lidhje me nismën e nisur nga ai, kryeministri Rama dhe Zaev, “Open Balkan”, pasi ende nuk dihhet se çfarë do të bëhet me këtë nismë, tani që Zaev ka dhënë dorëheqjen.

“Ka shumë pyetje të hapura pas dorëheqjes së Zoran Zaev, duke përfshirë nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut. Mendoj se dorëheqja e tij është edhe pasojë e zhgënjimit që përjetoi Zaev për shkak të qëndrimit të BE-së ndaj Maqedonisë së Veriut. Atyre iu është premtuar hapja e negociatave kur të nënshkruajnë Marrëveshjen e Prespës, por nuk kanë marrë asgjë”, tha Vuçiç.

Pas rezultateve të djeshme të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale dhe humbjes bindëse të kandidatëve të LSDM-së, Zoran Zaev dha dorëheqje si nga posti i kryeministrit ashtu edhe nga kryesia e LSDM-së.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic dorehiqet zoran zaev open balkan zoran zaev aleksander vucic dorehiqet zoran zaev open balkan zoran zaev

Sondazh

Poll