Bota

Video/ Makina përplas të miturin në Prishtinë, shpëton pa dëmtime të rënda

1 Nëntor 2021, 16:22 Nga DOSJA
Video/ Makina përplas të miturin në Prishtinë, shpëton

KOSOVË– Një veturë në lagjen ‘Ulpiana’ në Prishtinë ka përplasur sot një fëmijë. Djali, i cili doli me shpejtësi në rrugë, u godit nga një makinë, drejtuesi i të cilës nuk e pa, por ai u ngrit menjëherë në këmbë dhe nuk pësoi dëme të rënda. Qytetarët e pranishëm nxituan menjëherë ta ndihmonin. Florie Ahmeti, zëdhënësja e rajonit të policisë në Prishtinë, tha se aksidenti ndodhi rreth orës 12:30.

“Sot rreth orës 12:30, në rrugën “Mark Dizdari”,në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori, ka pësuar lëndime dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal”, tha Ahmeti.

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni aksident ne prishtine florie ahmeti makina përplas fëmijën aksident ne prishtine florie ahmeti makina përplas fëmijën

Sondazh

Poll