Bota

‘Shiheni me dylbi’/ Anija amerikane hyn në Detin e Zi, Putin urdhëron monitorimin

1 Nëntor 2021, 17:11 Nga DOSJA
‘Shiheni me dylbi’/ Anija amerikane hyn në Detin e Zi, Putin

RUSI– Një anije luftarake amerikane ka hyrë në Detin e Zi ditën e sotme. Ajo mund të shihet qartë përmes dylbive ose sistemeve mbrojtëse të Rusisë. Kështu u shpreh këtë të hënë presidenti rus Vladimir Putin, duke hapur një seri takimesh tradicionale të industrisë së mbrojtjes në Soçi. Mediat e huaja bënë me dije se presidenti rus tha se sistemi i mbrojtjes ajrore në vend, duhej përmirësuar gjithashtu.

“Siç e dini, një anije luftarake amerikane tani ka hyrë në Detin e Zi. Ne mund ta shikojmë atë me dylbi ose përmes një pamje të sistemeve përkatëse të mbrojtjes. Rusia duhet të përmirësojë më tej sistemin e saj të mbrojtjes ajrore. Kjo nevojë rrjedh drejtpërdrejt nga përpjekjet e vendeve udhëheqëse për të zhvilluar armë të avancuara sulmi me karakteristika të shpejtësisë së lartë. Kjo kërkohet edhe nga situata e përgjithshme politike, në veçanti, nga intensiteti në rritje i fluturimeve të avionëve të NATO-s pranë Rusisë, shfaqja e anijeve raketore të drejtuara të aleancës në Detin Baltik dhe të Zi,” tha Putin.

Flota e 6-të e SHBA-së njoftoi në Twitter më herët se anija e saj kryesore, anija komanduese ‘Mount Whitney’ po shkonte drejt Detit të Zi për operacione të përbashkëta me forcat e NATO-s. Më 30 tetor, shkatërruesi i raketave të drejtuara nga SHBA, ‘Porter’ hyri në Detin e Zi për operacione të përbashkëta me forcat e aleancës.

Back in Black ?? #USSPorter entered the Black Sea on routine patrol, Oct. 30, 2021.

“Our ability to work alongside our #NATO allies and partners enhances our collective readiness and overall maritime security.”
Cmdr. Christopher Petro

Details ➡️ https://t.co/0RVr1JpzYd pic.twitter.com/u53BFKJuT5

— U.S. Navy (@USNavy) October 30, 2021

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota anija luftarake amerikane nato presidenti putin rusia anija luftarake amerikane nato presidenti putin rusia

Sondazh

Poll