Bota

Sa doli nga spitali! Mbretëresha Elizabet shfaqet në publik, i jep vetë “Jaguar-it”

1 Nëntor 2021, 14:59 Nga DOSJA
Sa doli nga spitali! Mbretëresha Elizabet shfaqet në publik, i jep

BRITANI E MADHE- Mbretëresha Elizabet është parë për herë të parë që pas natës që kaloi në spital. Ajo u pa sot duke drejtuar makinën rreth pronës së saj në Windsor, në të njëjtën ditë që do të merrte pjesë në samitin e ndryshimeve klimatike COP26 në Glasgow.

Madhëria e saj kishte veshur një shall koke dhe syze të errëta ndërsa ishte ulur në timonin e Jaguar-it të saj të gjelbër që zakonisht e përdor për të transportuar qentë e saj.

Të premten u zbulua se 95-vjeçarja kishte anuluar të gjitha vizitat e punës për dy javët e ardhshme dhe ishte këshilluar t’i përmbahej detyrave të lehta, të bazuara në tavolinë. Kjo do të thotë se disa nga angazhimet e saj mbretërore janë anuluar, duke përfshirë konferencën për ndryshimet klimatike COP26. Ndihmësit mbretërorë këmbëngulën se Mbretëresha është në gjendje të mirë dhe theksuan se ekipi i saj mjekësor thjesht po merrte masa paraprake të arsyeshme me këshillat e fundit. Pallati i Buckingham tha të premten se mjekët e kishin këshilluar Madhërinë e Saj që të vazhdojë të pushojë për të paktën dy javët e ardhshme.

Burimi: The Mirror

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota britani e madhe mbreteresha elisabeth ii mbreteresha elizabet ne publik britani e madhe mbreteresha elisabeth ii mbreteresha elizabet ne publik

Sondazh

Poll