Bota

Kurti pret në takim Sorosin, prezantohet projekti për Kosovën

1 Nëntor 2021, 14:47 Nga DOSJA
Kurti pret në takim Sorosin, prezantohet projekti për Kosovën

KOSOVË- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur dje në një  takim përfaqësuesit e Fondacionit për Shoqëri të Hapur (OSF), zëvendëskryetarin Alexander Sorosdrejtoren ekzekutive të OSF-së për Evropë dhe Euroazi, Daniela Schwarzer, drejtorin ekzekutiv të OSF-së në Kosovë, Luan Shllaku dhe drejtorin ekzekutiv të OSF-së në Shqipëri, Andi Dobrushi.

Kurti foli për menaxhimin e pandemisë COVID-19 dhe procesin e mirë të vaksinimit të popullatës, për të cilin Kosova tashmë po prinë në rajon, si edhe për rritjen ekonomike që Banka Qendrore e Kosovës e parasheh të arrijë 9,9%.

Në këtë drejtim u theksua kontributi i mërgatës në rritjen ekonomike dhe rëndësia e përfshirjes së saj në zhvillimin e mëtejshëm të vendit nëpërmjet Fondit të Ekselencës.

U bisedua edhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe synimin e përbashkët të rajonit për integrim në Bashkimin Evropian.

Në takim u prezantua projekti më i ri i Fondacionit për Shoqëri të Hapur në Kosovë, një bashkëpunim ky me kolegjin „Riinvest“, që ka për qëllim promovimin e agjendës së gjelbër nëpërmjet një qendreje e cila ofron edukim për administratë, për sektorin privat dhe shoqërinë civile, si edhe ligjërata dhe bashkëbisedime mbi temat më të rëndësishme për avokimin e politikave të gjelbërta./Express/

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora albin kurti aleksander soros andi dobrushi luan shllaku qeveria e kosoves albin kurti aleksander soros andi dobrushi luan shllaku qeveria e kosoves

Sondazh

Poll