Bota

Kriza e urisë/ Elon Musk: Gati të shes aksionet e Tesla-s nëse kjo zgjidh problemin

1 Nëntor 2021, 16:51 Nga DOSJA
Kriza e urisë/ Elon Musk: Gati të shes aksionet e Tesla-s nëse

SHBA– Miliarderi Elon Musk tha se do të shiste aksionet e Tesla-s dhe do t’i dhuronte të ardhurat e tij nëse OKB-ja mund të provonte se vetëm një përqindje e vogël e pasurisë së tij mund të shpëtonte dhjetëra miliona jetë. Musk iu përgjigj komenteve të David Beasley, drejtori i Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, i cili i tha CNN javën e kaluar se një donacion prej 6 miliardë dollarësh nga miliarderë si Musk dhe Jeff Bezos mund të ndihmonte 42 milionë njerëz që vuajnë nga uria. Musk është njeriu më i pasur në botë dhe së fundmi u bë personi i parë në Indeksin e Miliarderëve të Bloomberg që ka një vlerë neto të vlerësuar prej 300 miliardë dollarësh.

Indeksi aktualisht rendit vlerën neto të CEO-s së Tesla-s në 311 miliardë dollarë, që do të thotë se 6 miliardë dollarë do të ishin 2% e pasurisë së tij. Pasuria neto e Musk dhe Bezos përbëhet kryesisht nga aksionet në kompanitë që ata themeluan. Por Musk po sfidon pretendimin se sasia specifike e pasurisë së tij do të zgjidhë krizën e urisë, duke thënë në Twitter se nëse Programi Botëror i Ushqimit mund të tregojë llogaritë e tij, atëherë ai do të shiste aksionet e Tesla-s në moment dhe do ta bënte doancionin. Ai gjithashtu kërkoi transparencë se si do të shpenzoheshin paratë.

If WFP can describe on this Twitter thread exactly how $6B will solve world hunger, I will sell Tesla stock right now and do it.

— Elon Musk (@elonmusk) October 31, 2021

“Mund t’ju siguroj se ne kemi sisteme të vendosura për transparencë dhe kontabilitet me burim të hapur. Ekipi juaj mund të shqyrtojë dhe të punojë me ne për të qenë plotësisht i sigurt për të,” u përgjigj Beasley. Ai gjithashtu sqaroi se Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së nuk kishte thënë kurrë se 6 miliardë dollarë do të zgjidhnin urinë në botë, pra formulimi që Musk përdori në Twitter.

“Ky është një donacion i vetëm për të shpëtuar 42 milionë jetë gjatë kësaj krize të paprecedentë urie” shkroi Baesley. Ai përsëriti thirrjen e tij drejtuar miliarderëve, duke u kërkuar atyre që të angazhohen për të trajtuar urinë në botë.

Burimi: Insider 

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota david beasley elon musk kriza e urise david beasley elon musk kriza e urise

Sondazh

Poll