Aktualitet

4 arrestime në Korçë, 1 tentoi përdhunim, dy të kërkuar, njëri i dehur në timon

1 Nëntor 2021, 13:37 Nga DOSJA
4 arrestime në Korçë, 1 tentoi përdhunim, dy të

KORÇE- Policia e Korçës ka arrestuar ditën e sotme 4 persona pasi dy prej tyre drejtonin mjetin në gjendje të dehur, njëri kërkohej pasi kishte plagosur një qytetar me thikë kurse i fundit kishte tnetuar të përdhunonte një qytetare dhe e kishte dhunuar.

Në Pogradec është arrestuar një 17-vjeçar me iniciale O.B pasi kërkohej nga policia pasi kishte plagosur me thikë një 19 vjeçar, A. T, në Pogradec. Është arrestuar edhe M.K, po nga Pogradeci pasi kishte tentuar të përdhunonte një grua duke ushtruar edhe dhunë fizike ndaj saj.

Në Korçë janë arrestuar një 42-vjeçar, L. M, pasi në gjendje të dehur ka përplasur makinën tip “Benz” të K.A dhe më pas është larguar me makinë që aty dhe një 20- vjeçar nga Korça pasi drejtonte Benzin në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë ndalimin për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, të shtetasit në kërkim O. B., 17 vjeç, banues në Pogradec, pasi më datë 29.10.2021, në lagjen nr. 2, Pogradec, ka goditur për motive të dobëta, me mjet prerës (thikë) shtetasin A. T., 19 vjeç, banues në Pogradec, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Po nga këto struktura u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” mbetur në tentativë, i shtetasit M. K., banues në një fshat të Njësisë Administrative Proptisht, Pogradec, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një shtetase, duke ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: L. M, 42 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në qytetin e Korçës, ka përplasur mjetin e shtetasit K. A. dhe është larguar nga vendngjarja. Pasi u kap nga shërbimet e Policisë, rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur; E. P, 20 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 3, Korçë, u kap duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur. Për veprime të mëtejshme të gjitha materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec dhe Korçë.

(s.b/ m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 4 te arrestuar ne korce policia e korces policia e pogradecit tentative për pérdhunim 4 te arrestuar ne korce policia e korces policia e pogradecit tentative për pérdhunim

Sondazh

Poll