Aktualitet

Dje humbi të atin, familja e kryedemokratit Basha hap dyert e mortit

1 Nëntor 2021, 10:52 Nga DOSJA
Dje humbi të atin, familja e kryedemokratit Basha hap dyert e mortit

TIRANË– Familja e kryedemokratit Lulzim Basha ka hapur sot dyert e mortit një ditë pasi humbën kryefamiljarin Xhelal Basha. Në orën 10.00 tek Alba funeral pranë Medresesë, familja Basha është mbledhur dhe pret vizitat e ngushëllimit.

Në foton nga ambienti ku bëhet pritja e ngushëllimeve shihet që qëndron një kornizë me imazhin e të ndjerit, rrethuar me lule të bardha.

Xhelal Basha do të prehet në varrezat e Tufinës. Varrimi do të bëhet të marten, nesër në orën 11.00.

Babai i kreut të Partisë Demokratike mbylli sytë në moshën 85-vjeçare, në shtëpinë e tij. Xhelal Basha kishte qëndruar për muaj me radhë në spital, duke shpresuar se do ta mposhtte sëmundjen e rëndë të tumorit, e cila fatkeqësisht dje i mori jetën.

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike lulzim basha lulzim basha humb babain xhelal basha lulzim basha lulzim basha humb babain xhelal basha

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Nëntor 2021, 10:51

KPK shkarkon nga detyra prokurorin Ardian Braho

TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli ditwn e sotme vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Ardian Braho. Krye...