Aktualitet

Vaksinimi i fëmijëve në Shqipëri, Bino: Do marrin Pfizer

1 Nëntor 2021, 10:39 Nga DOSJA
Vaksinimi i fëmijëve në Shqipëri, Bino: Do marrin Pfizer

TIRANË– Ekspertja e ISHP-së, Silva Bino, deklaroi se ditën e sotme ka nisur vaksinimi i fëmijëve të grupmoshave 12-15 vjeç që vuajnë nga sëmundjet kronike. Në një deklaratë për mediat, Bino tha se e njëjta gjë do të zbatohet edhe për grupmoshën 16-17 vjeç. Bino u shpreh se fëmijët do të marrin vaksinën Pfizer, pasi është e vetmja që është aprovuar.

“Vaksinimi i fëmijëve 12 deri në 15 vjeç do të ndodhë për fëmijët që kanë sëmundje shoqëruese si psh, astma, sëmundje kronike të zemrës, kancer, etj. Këta janë fëmijët që do vaksinohen të parët. Po ashtu për grupmoshën 16 deri në 17 vjeç së pari do të vaksinohen ata të cilët kanë sëmundje bashkëshoqëruese. E vetmja vaksinë e aprovuar për fëmijët është Pfizer. Komiteti nuk e pa të arsyeshme vaksinën “Coronavac”. Natyrisht aplikimi I vaksinës do të kryehet sipas udhëzimeve. Do të merren dy doza dhe më pas edhe doza e tretë. Kjo vaksinë do të kryhet me miratimin e prindërve.

Në formular është shtuar edhe vendi për firmën e prindërve. Tek fëmijët vaksinimi anti-covid me vaksinat e tjera mund të kryhet njëkohësisht pa një afat kohor të caktuar. Për vetë faktin se vaksinat anti-covid nuk janë vaksina me virus të gjallë. Janë të përgatitura ndryshe. Kemi shifra sesa fëmijë do të marrin vaksinën në radhë të parë. Nuk është një numër i madh, pasi të mbarojmë me këtë kategori të fëmijëve, do të vaksinojmë edhe fëmijët e shëndetshëm.

Sa i përket dozës së tretë do të ketë një kalendar vaksinimesh, pasi kjo është një sëmundje e re që ende po monitorohet. Për fruthin dhe tetanozin vaksinohemi disa herë pasi zbehet imuniteti. Për covidin kemi studime që tregojnë se pas 6 muajsh zbehet imuniteti kështu që duhet të bëhet edhe një dozë tjetër. Për personat mbi 60 vjeç që kanë frenim të imunitetit do të jepet një dozë e tretë pas 4 apo 6 javëve”, tha Bino.

Nga dita e sotme, në Shqipëri do të nisë doza e tretë anti-Covid për të gjithë të moshuarit mbi 60 vjeç. Në vendimet e fundit të Komitetit Teknik të Ekspertëve u rekomanduar që për të gjithë të moshuarit mbi këtë moshë të marrin një dozë përforcuese të vaksinës anti-Covid. Edhe të rinjtë mbi 16 vjeç do të mund të marrin vaksinën anti-Covid. Ndërsa fëmijët mbi 12 vjeç do i nënshtrohen vaksinimit me autorizimin e prindërve dhe vetëm nëse kanë probleme shëndetësore. Për të rritur mbulesën vaksinale grupet e vaksinatorëve do të vijojnë të qëndrojnë nëpër universitete.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet doza e trete e covid silva bino vaksinimi i femijeve doza e trete e covid silva bino vaksinimi i femijeve

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Nëntor 2021, 10:51

KPK shkarkon nga detyra prokurorin Ardian Braho

TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli ditwn e sotme vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Ardian Braho. Krye...