Vrasja e të riut në Laç/ Si ‘doli zbuluar’ autori, Koca: E vrava se më goditi me thikë (DETAJE)
LAÇ- Për vrasjen e 24-vjeçarit Viktor Shkorreti në Laç, dy ditë më parë kanë dalë detaje të reja në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.Dosja.a...
Shqiptarët kanë vendosur që të martohen më të rinj. Ndryshe nga ecuria e viteve të kaluara, mosha mesatare e djemve dhe vajzave që martohen ka shënuar rënie.
Sipas raportit të INSTAT tek gratë, më shumë se 53 % e martesave realizohen deri në moshën 24 vjeç, dhe deri në moshën 29 vjeç janë kryer 80,5 % e tyre. Kjo shpjegon moshën relativisht të re në martesë për gratë, e cila është 25,5 vjeç. Një vit më parë, mosha mesatare e martesave te gratë ishte 26.5 vjeç.
Për burrat 54,6 % e martesave realizohen deri në moshën 29 vjeç, dhe 82,4 % e martesave deri në moshën 34 vjeç. Mosha mesatare e martesës për burrat është 30,2 vjeç.
Megjithatë duke u bazuar në të dhënat ndër vite norma e martesave të grave sipas grupmoshave tregojnë se ka një rënie të normës së martesës deri në moshën 24 vjeç.
Krahasuar me 5 vite më parë, gratë martohen relativisht rreth dy vite më të mëdha.
Në publikim janë llogaritur martesat e hershme për vajzat dhe djemtë në mosha teke, për grupmoshën 15-19 vjeç. Numri i vajzave të martuara para moshës 18 vjeç, gjatë vitit 2018, është 24, raporton INSTAT. Ky numër është ulur në krahasim me një vit më parë, kur u regjistruan 38 martesa të vajzave nën 18 vjeç.
Përqindja e vajzave të martuara në moshat 15 deri 17 vjeç është shumë e ulët, ndërsa shënon vlerat më të larta në moshën 18 dhe 19 vjeç, përkatësisht 9,2 % dhe 7,0 %, ndërsa djemtë nuk kanë martesa para moshës 18 vjeç dhe përqindja e djemve të martuar në moshën 18-19 vjeç është nën 1%.

Marrë nga Monitor
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
LAÇ- Për vrasjen e 24-vjeçarit Viktor Shkorreti në Laç, dy ditë më parë kanë dalë detaje të reja në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.Dosja.a...
LIBRAZHD– Policia e Shtetit ka filluar me shoqërimin e protestuesve që i zunë rrugën kryeministrit Edi Rama në Librazhd. (Lexo këtu)Ende nuk dihet numri i...
LAÇ– Arrestohet autori i vrasjes së 24-vjeçarit, Viktor Shkorreti, i cili u vra me armë zjarri për një vend parkimi. (Lexo këtu)Në prangat e polic...
GJIROKASTËR– Del autopsia për vdekjen e 17-vjeçarit, Matia Rizallari, i cili ishte i zhdukur prej 5 ditësh. Edhe pse i ati i tij, akuzonte shokun e ...
TIRANË– Një aksident ka ndodhur pranë shkollës Harry Fultz në Tiranë. Një kalimtar është përplasur nga një makinë, e cila sipas dëshmitarëve ishte duke lëv...
TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi po zhvillon një takim me Komitetin Drejtues Kombëtar të LSI.Në fjalën e Kryemadhi u ...
LUSHNJE- Kati i pestë i një pallati është përfshirë nga flakët, ditën e sotme në lagjen ‘Saver’. Fatmirësisht nga rënia e zjarrit nuk pati të lëndua...
ELBASAN- Tetë persona, mes tyre një shtetas turk kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen për kontrabandimin e klandestinëve nga vendet e treta.Në krye të ...
Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, ka hyrë në fazën finale. Deri tani në sirtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, janë kandidaturat e 4 personave, ku mes ...
ITALI- Policia italiane ka shkatërruar një grup kriminal të trafikut të drogës, duke ndaluar gjithsej 8 persona, ku prej të cilëve përfunduan në burg, kurse 6 t...