Sport

Pioli e anashkalon Mourinhon: “Penalltia? Gjykojeni vetë! Ne mund të mposhtim këto”

1 Nëntor 2021, 09:35 Nga DOSJA
Pioli e anashkalon Mourinhon: “Penalltia? Gjykojeni vetë! Ne mund

ITALI – Falë një goditje dënimi nga Ibrahimovic dhe një penallti nga Kessie, kuqezinjtë e Milanit mposhtën Romën 2-1 në “Olimpico”, duke arritur fitoren e dhjetë në njëmbëdhjetë ndeshjet e Serie A.

Në fund të ndeshjes, trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli, vlerësoi ecurinë e ekipit të tij. “Ne luajtëm me personalitet dhe idetë tona kundër një kundërshtari cilësor, i cili nuk kishte humbur kurrë në këtë stadium dhe që e kishte ndalur Napolin.

Kur ishim njëmbëdhjetë kundër njëmbëdhjetë, – tha ai për Dazn, – ne luajtëm një ndeshje të mrekullueshme. Jetojmë një moment të lumtur dhe duhet të vazhdojmë të ecim, sepse e dimë shumë mire, se në futboll gjërat mund të ndryshojnë dhe një moment pozitiv mund të bëhet negativ në një kohë të shkurtër. Duhet të qëndrojmë në rrugën e duhur siç bëmë sonte.”

Pioli është shprehur i kënaqur me rritjen e ekipit të tij. “Vitin e kaluar kur përballeshim me skuadrat e mëdha, e dinim se duhej një mrekulli për të marrë një rezultat. Sot është ndryshe. Ne jemi të vetëdijshëm për forcën tonë dhe jemi të bindur se mund të mposhtim këdo,”- deklaroi trajneri kuqezi.

Trajneri i Milanit ka zbardhur edhe polemikat për gjykimin. Ai nuk ka dashur të replikojë dhe t’i përgjigjet të trajnerit të Romës, portugezit Jose Mourinho. “Penalltia? Vlerësojeni vetë. Unë mendoj të stërvis ekipin dhe të shoh gjërat e mira dhe ku duhet të përmirësohemi. Tani do t’i rikthehemi Champions League dhe do të përpiqemi, pavarësisht renditjes”.

Ndërkohë, Pioli ka lartësuar Ibrahimovicin, autorin e golit të avantazhit dhe protagonist në aksionin e penalties. “Ai është gjithmonë energjik, çdo ditë. Ai po rritet dhe nëse vazhdon të stërvitet dhe të luajë vazhdimisht, do të jetë në gjendje të rritet edhe më shumë. Fishkëllimat? Kampionët ushqehen me këto stimuj dhe motivime. Unë kurrë nuk kam qenë kampion, por unë isha shumë energjik kur më fishkëllenin”.

Milani ngjit Napolin në krye të renditjes. Në javën tjetër do të jetë derbi. “Interi për mua mbetet skuadra më e fortë dhe favorite për ‘Scudetton’. Napoli është gjithashtu shumë i fortë. Sezoni është shumë i gjatë dhe madje edhe Juventusi, me 84 pikë në dispozicion, nuk është jashtë loje.”

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport interi për mua mbetet skuadra më e fortë kuqezinjte e milanit napoli është gjithashtu shumë i fortë një goditje dënimi nga ibrahimovic një penallti nga kessie portugezit jose mourinho stefano pioli trajneri i kuqezinjve unë mendoj të stërvis ekipin interi për mua mbetet skuadra më e fortë kuqezinjte e milanit napoli është gjithashtu shumë i fortë një goditje dënimi nga ibrahimovic një penallti nga kessie portugezit jose mourinho stefano pioli trajneri i kuqezinjve unë mendoj të stërvis ekipin

Sondazh

Poll