Sport

Ende nuk po njeh humbje, Napolit i mjafton Zielinski ndaj Salernitanës

31 Tetor 2021, 19:59 Nga DOSJA
Ende nuk po njeh humbje, Napolit i mjafton Zielinski ndaj Salernitanës

ITALI-Në javën e 11-të të Serie A, skuadra e Napolit vazhdon momentin e mirë duke mposhtur 1-0 skuadrën e Salernitanës.Ndeshja nuk pati ritmin e pritur me Napolin që tregoi lodhje fizike gjatë gjithë ndeshjes.

Në pjesën e parë u regjistrua vetëm një goditje në portë dhe ajo erdhi nga ekipi salern. Kështu, pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0. Në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 61′, Zielinski do të kalonte në avantazh skuadrën e Napolit. Më pas në vend të golave, ndeshjen e mbizotëruan kartonët e kuq.

Do të ishte Kastanos që do të ndëshkohej për vendasit pas një ndërhyrje të gabuar. Pak minuta më vonë e njëjta situatë u paraqit në ekipin napoletan që pa mbrojtësin e tyre Koulibaly të dilte nga fusha e lojës pas kartonit të kuq.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport napoli salernitana napoli salernitana

Sondazh

Poll