Sport

Zlatan shënon dhe ‘provokon’, tifozët e Romës: “Ibrahimovic ti je cigan!”

1 Nëntor 2021, 06:42 Nga DOSJA

ITALI – Zlatan Ibrahimovic provokon tifozët e Romës, të cilët reagojnë në mënyrën më të keqe. Pas golit të shënuar në pjesën e parë të ndeshjes Roma-Milan, Ibrahimovic pati një reagim ndaj tifozëve të Romës të pranishëm në “Olimpico”.

Pas shënimit të golit nga goditje e dënimit, qendërsulmuesi i Milanit u kthye fillimisht drejt tribunës Tiber dhe më pas drejt Curva Sud, duke bërë gjeste që tifozët i morën për provokim dhe reaguan në drejtim të sulmuesit suedez.

Fillimisht u dëgjuan fishkëllimat, pastaj shumë ofendime dhe në fund refreni “Ibrahimovic ti je cigan”. Një pjesë e stadiumit fishkëllente dh ethërriste në kor, ndërsa Ibra bëri sikur nuk kishte ndodhur asgjë, duke vazhduar të luante.

Goli i shënuar ndaj Romës, ishte i 400-ti në karrirë në të gjitha skuadra ku ka luajtur dhe i 150-ti për Zlatan Ibrahimovic në Serisë A, gol që ndikoi edhe në humbjen e parë për Jose Mourinhon në shtëpi në “Stadio Olimpico”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport “alla zlatan ibrahimovic” mesfushori i milanit për zlatan ibrahimovic. provokon tifozët e romës qendërsulmuesi i milanit “alla zlatan ibrahimovic” mesfushori i milanit për zlatan ibrahimovic. provokon tifozët e romës qendërsulmuesi i milanit

Sondazh

Poll