Sport

Ibrahimovic “pushton” Romën, gol e penallti për tre pikë. Milan me mendjen te derbi

31 Tetor 2021, 22:07 Nga DOSJA
Ibrahimovic “pushton” Romën, gol e penallti për tre

ITALI-Milan nuk e diskuton Romën dhe fiton në javën e 11-të të Serie A. Kuqezinjtë drejtuar nga Stefano Pioli fituan me shifrat 2-1 dhe ndajnë vendin e parë me Napolin. Ibrahimovic në minutën e 26′ zhbllokoi takimin.Suedezi lëshoi një “predhë” nga goditja e dënimit duke shënuar kështu golin e parë të takimit.

Në pjesën e dytë do të ishte përsëri Milani që do të gjente rrugën e rrjetës. Pas anulimit të golit të Ibrahimovic nga VAR për pozicion jashtë loje, ishte përsëri suedezi që fitoi një 11-metërsh. Penalltia u ekzekutua nga Kessie i cili realizoi dhe e çoi rezultatin në 2-0. Në minutën e 66′ Theo Hernandez u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke lënë skuadrën në inferioritet numerik.

Megjithatë Roma shënoi në minutën e 93′ me El Shaarawy-n, por vetëm kaq. Milan merr tre pikë nga një transfertë e vështirë dhe tani do të mendojë derbin me Interin javën tjetër.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport milan roma milan roma

Sondazh

Poll