Sport

“Wembley” ndez prozhektorët për Markun, boksieri zbulon kundërshtarin e rradhës

31 Tetor 2021, 20:08 Nga DOSJA
“Wembley” ndez prozhektorët për Markun, boksieri zbulon

ANGLI-Florian Marku ka konfirmuar ndeshjen e tij të radhës. Pasi mposhti kundërshtarin Maksim Prodan, pas plot 10 raundesh duke i rrëmbyer edhe titullin e kampionit të botës në IBF, Marku ka deklaruar se do të sfidojë boksierin francez Jorick Luisetto më 20 nëntor.

Ndeshja do të zhvillohet në Londër në Stadiumin ëembley. Luiseto ndërkohë është një boksier 33-vjeçar. Ai ka zhvilluar deri më tani 13 takime, midis të cilave ka arritur 11 fitore dhe 2 humbje.

Boksieri francez ka mundur të mposhti kundërshtarët me “knock out” 3 herë. Sakaq, Marku vazhdon ngjitjen e tij në renditjen e përgjithshme të boksierëve. Shqiptari ka zhvilluar deri tani 10 takime, midis të cilave 9 i ka fitore dhe 1 barazim.

 

 

 

A post shared by Florian Marku (@florianmarku)

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport florian marku florian marku

Sondazh

Poll