Sport

Partizan për turp! 7 ndeshje 0 fitore, “dridhet” stoli i Dajës, Teuta bllokohet…

31 Tetor 2021, 18:05 Nga DOSJA
Partizan për turp! 7 ndeshje 0 fitore, “dridhet” stoli i

SHQIPËRI-Partizani nuk fiton edhe ndaj Egnatias. Në javën e 7-të të Kategorisë Superiore të kuqtë barazojnë me shifrat 1-1.Në një stadium të mbyllur për shkak të dënimit nga FSHF-ja, Partizani nuk arriti të bëjë mjaftueshëm për të shkuar te fitorja dhe për më tepër, u la sërish në baltë nga kapiteni Alban Hoxha, i cili pësoi një gol qesharak që në minutat e para të ndeshjes.

Pas 7 javëve të para, Partizani mbetet në vendin e 8 me vetëm 5 pikë të grumbulluara, ndërsa rrogozhinasit mbeten të 6-ët me 9 pikë, aq sa ka edhe Vllaznia e Dinamo.

TEUTA-KASTRIOTI 1-1

Nuk ka fitues në “Loro Boriçi”, me Kastriotin që ia del të marrë një pikë mjaft të rëndësishme ndaj Teutës. Takimi përfundoi 1-1 ku golat e takimit u shënuan nga Gruda në minutën e 51′ dhe Mudrazija për Kastriotin në të 81-tën.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport egnatia kastrioti partizani egnatia kastrioti partizani

Sondazh

Poll