Sport

“Të gjithë në grumbullim”! Allegri nuk toleron, nga e hëna deri të shtunën…

31 Tetor 2021, 17:53 Nga DOSJA
“Të gjithë në grumbullim”! Allegri nuk toleron, nga e

ITALI-Juventus do të jetë e grumbulluar deri ditën e shtunë.Vendimi erdhi pas humbjes 2-1 ndaj Veronës në Bentegodi, humbja e dytë radhazi pas ndeshjes ndaj Sassuolos. Janë gjithsej katër humbje nga bardhezinjtë që në 11 javë kampionat kanë grumbulluar vetëm 15 pikë, duke u renditur në vendin e tetë.

Massimiliano Allegri, në marrëveshje me klubin, do të tërheqë të gjithë skuadrën nga e hëna deri të shtunën, ditën në të cilën Juve do të presë Fiorentinën për javën e 12-të të Serie A. Në mes të grumbullimit të martën në mbrëmje, do të jetë edhe ndeshja e Champions League kundër Zenit. Gjatë grumbullimit, bardhezinjtë do të qëndrojnë në JHotel.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport allegri juventus allegri juventus

Sondazh

Poll

Sport 31 Tetor 2021, 11:00

Partizani në pritje të kthesës me Egnatian

TIRANE – Sot, në orën 16:45 do të zhvillohen dy ndeshjet e fundit të javës së shtatë të Kategorisë Superiore. Në stadiumin “AIR Albania” do të luhet Parti...